Bota

Greqia do të hapë shkollat në 11 janar, Ministrja e Arsimit shpjegon HAPAT që do të ndiqen, kufizimet dhe liritë

5 Janar 2021, 11:06 Nga DOSJA
Greqia do të hapë shkollat në 11 janar, Ministrja e Arsimit

GREQI-Ministrja e Arsimit të Greqisë, Niki Kerameos ditën e sotme ka prezantuar planin e qeverisë për hapjen se shkollave fillore dhe kopshteve në 11 janar. Kerameos ka shpjeguar mënyrën se si do të zhvillohet mësimi, ku sipas saj do shmanget mbipopullimi i klasave. Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se mësuesit do të vaksinohen para të tjerëve, si pjesë e grupit të rrezikuar.

Ndërkohë, e pyetur se kur pritet të hapen gjimnazet dhe liceu, ministrja ka thënë se kjo çështje do të diskutohet me specialistet, ku dhe shtoi se në ditët në vijim do të ketë një njoftim do të procedohet me provimet kombëtare.

“Fillimisht do të hapen shkollat fillore dhe më pas Liceu. Ministria e Arsimit planifikoi të hapte të gjitha nivelet e arsimit në të njëjtën kohë të hënën, 11 janar, por ekspertët vendosën se zgjidhja më e mirë është për momentin hapja e kopshteve dhe shkollave fillore, duke marrë parasysh që fëmijët e vegjël e transmetojnë më pak virusin. Hapja e gjimnazeve pritet të realizohet në një fazë të tretë dhe në varësi të situatës epidemiologjike që do të mbizotërojë në vend në atë kohë Sipas anëtarëve të komitetit, edhe në fund të kësaj jave, situata do të rishikohet bazuar në të dhënat epidemiologjike. Ministria e Arsimit, nga ana e saj, po përgatitet për hapjen e shkollave fillore dhe kopshteve duke marrë masat e duhura, si dhe shkollave të mesme dhe liceut, pasi të jepet “drita jeshile” nga shkencëtarët,”-ka thënë Ministrja.

Qeveria në Greqi ka marrë vendim për hapjen e shkollave në 11 janar. Vendi së fundmi ka shënuar një ulje të numrit të infektimeve. Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjistruar 140,526 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 5,011 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi koronavirusi në greqi niki kerameos greqi koronavirusi në greqi niki kerameos

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2021, 11:21

IRAN-Koreja e Jugut ka dërguar një delegacion në Iran për të kërkuar lirimin e një anijeje të tyren, e cila është kapur pranë ngushticës strategjike në Hormuzit...