Bota

Kufoma e 38-vjeçares nga Kina brenda valixhes në Greqi, dyshimet e para të Policisë: Mund të jetë e përfshirë mafia

5 Janar 2021, 12:19 Nga DOSJA
Kufoma e 38-vjeçares nga Kina brenda valixhes në Greqi, dyshimet e

GREQI– Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së 36-vjeçares kineze Lin Qiu Yun, trupi i të cilës u gjend në një valixhe brenda një pusete. Mediat greke, së fundmi kanë raportuar se dyshimet e para janë për përfshirje të mafies kineze.

Bëhet e ditur, se Policia ka hedhur dyshimet kryesore mbi faktin se 38-vjeçarja mund të ketë qenë në kontakt me anëtarët e mafies kineze në mënyrë që mund të udhëtonte nga vendi i saj në Athinë. Gjithashtu, ndër të tjera vihet në dukje se 38-vjeçarja më parë akuzohet për përfshirjen e saj me një rrjet kontrabande.

Valixhja me trupin e gruas u gjet në zonën e Vilias. 38-vjeçarja kishte ardhur në Greqi në vitin 2010, përmes Evros. Në fillim ajo ishte arrestuar ndërsa më pas ishte lënë e lirë, ndaj dhe autoritetet e kanë pasur më të lehtë identifikimin e kufomës së saj të gjetur brenda një valixheje.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greqi kine lin qiu yun zbulimi ne valixhe i trupit te nje kinezeje greqi kine lin qiu yun zbulimi ne valixhe i trupit te nje kinezeje

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2021, 11:55

PRISHTINË– Stafi i presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, pas deklaratave...

Bota 5 Janar 2021, 11:21

IRAN-Koreja e Jugut ka dërguar një delegacion në Iran për të kërkuar lirimin e një anijeje të tyren, e cila është kapur pranë ngushticës strategjike në Hormuzit...