Bota

Kosova siguron 500 mijë vaksina nga Pfizer dhe 360 mijë nga ‘Covax’, ministri i Shëndetësisë: Do jetë falas!

5 Janar 2021, 13:39 Nga DOSJA
Kosova siguron 500 mijë vaksina nga Pfizer dhe 360 mijë nga

KOSOVË-Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina anti-Covid nga Pfizer. Konfirmimi për sigurimin e vaksinave është bërë nga përfaqësuesit e Pfizer, të cilët kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës.

“Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbesin të përkushtuara që qytetarëve tanë t’u sigurojmë mbrojtje përmes vaksinimit gjithëpërfshirës kundër Covid-19”, thuhet në njoftimin e Zemajt.

Krahas kësaj, ai tha se Kosova do të marrë nga Covax edhe 360 mijë vaksina falas për 20 për qind të popullatës.

“Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së.Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë,”- thuhet në njoftimin e Zemajt.

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shënuar 52,233 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 1,344 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni armend zemaj vaksina anti-covid armend zemaj vaksina anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2021, 11:55

PRISHTINË– Stafi i presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, pas deklaratave...