Bota

Komisioni Evropian hedh poshtë pretendimet, zyrtari: Anglishtja do jetë gjuha zyrtare e BE-së edhe pas Brexit

5 Janar 2021, 12:51 Nga DOSJA
Komisioni Evropian hedh poshtë pretendimet, zyrtari: Anglishtja do

BASHKIMI EVROPIAN-Anglishtja do të jetë gjuha zyrtare në Bashkimin Evropian, edhe pas Brexit. Në media, së fundmi ka qarkulluar lajmi se BE-ja ishte e vendosur që të hiqte si gjuhë zyrtare anglishtes, pas Brexit, por kjo është hedhur poshtë nga Komisioni Evropian.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë. Anglishtja do të mbetet gjuhë zyrtare,”-ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian për negociatat midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.

Anglishtja ka qenë një gjuhë zyrtare e bllokut që nga viti 1973. Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, blloku përsërit se edhe pas tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, anglishtja mbetet një nga gjuhët zyrtare të Irlandës dhe Maltës. Si pasojë e referendumit britanik të qershorit 2016 komisioni evropian ka theksuar se çdo modifikim i regjimit linguistik i institucioneve evropiane do të jetë subjekt i votës unanime të Këshillit Evropian.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brexit brexit-be brexit brexit-be

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2021, 11:55

PRISHTINË– Stafi i presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, pas deklaratave...

Bota 5 Janar 2021, 11:21

IRAN-Koreja e Jugut ka dërguar një delegacion në Iran për të kërkuar lirimin e një anijeje të tyren, e cila është kapur pranë ngushticës strategjike në Hormuzit...