Bota

Burg përjetë për gjenocid në Bosnje/ Gjykata e Hagës refuzon lirimin e parakohshëm të ish-kryekomunarit serb Milomir Stak

5 Janar 2021, 12:34 Nga DOSJA
Burg përjetë për gjenocid në Bosnje/ Gjykata e Hagës

SERBI– Gjykata e Hagës ka refuzuar lirimin e parakohshëm të Milomir Stakiç, i cili është dënuar me 40 vjet burg për krime kundër myslimanëve dhe kroatëve në Prijedor gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. 

Mediat serbe, bëjnë me dije se kreu i Gjyqit, Carmel Agius, ka thënë se Stakiç nuk ka vuajtur ende dy të tretat e dënimit, që është një kusht i domosdoshëm për paraqitjen e një kërkese për lirim të parakohshëm. 

Autoritetet e Francës, ku ai po vuan dënimin e tij, informuan gjykatën në Hagë se sipas ligjeve atje, i dënuari pas gjysmës së dënimit të vuajtur fiton të drejtën të kërkojë lirim të parakohshëm. Kohë të cilën e mbush në vitin 2027.

Milomir Stakiç, ish-kryetari i Komunës së Prijedor, u dënua nga gjykata e Hagës me 40 vjet burg në vitin 2006, pasi u shpall fajtor për shfarosje, vrasje, persekutim dhe transferim me forcë të popullatës joserbe në komunë në vitin 1992. Ndërkohë në vitin 2003, Stakiç u dënua me burgim të përjetshëm me një vendim të shkallës së parë. I akuzuari për gjenocid, ka qenë në burg që nga 23 marsi 2001, kur u arrestua nga autoritetet serbe në Beograd dhe u ekstradua në Hagë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni milomir stakiç serbi milomir stakiç serbi

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2021, 11:55

PRISHTINË– Stafi i presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, pas deklaratave...

Bota 5 Janar 2021, 11:21

IRAN-Koreja e Jugut ka dërguar një delegacion në Iran për të kërkuar lirimin e një anijeje të tyren, e cila është kapur pranë ngushticës strategjike në Hormuzit...