Bota

5 Janar 2021, 11:55 Nga DOSJA

PRISHTINË– Stafi i presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, pas deklaratave seksiste dhe ofenduese që ai ka bërë ndaj kryetares së shtetit në një dalje publike.

Në një prononcim për “Periskopin”, Veliu u pyet për ish-kolegen e tij dhe trazirat që ajo shkaktoi me largimin dhe përplasjet me kreun e Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën. Ndërsa ministri i Brendshëm, me ironi i vuri në dukje peshën trupore presidentes, gjë që mori menjëherë reagime nga stafi i saj.

Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë (e gjerë) edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskna ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshu vendin edhe nuk e di a e nxenë,”-u shpreh Veliu.

Egnesa Vitia, pjesë e stafit të Vjosa Osmanit përmes Facebook, e cila cilësuar fjalorin e nënkryetarit të LDK-së, si seksist dhe të neveritshëm. Madje Vitia ka shkuar edhe më tej, duke kërkuar edhe shkarkimin e ministrit.

Agim Veliu, je turp për shoqërinë tonë! Je i neveritshëm! Je seksist! Je i paskrupullt! Jemi të vetëdijshëm që këto janë momentet e fundit të ekzistencës tënde në skenën e politikës, por të lakmosh protagonizmin politik duke aplikuar bullizëm, sekzisëm e mizogjini është tërësisht e pafalshme, e patolerushme, e papranueshme. Është e neveritshme. Më e pakta që duhet të ndodhë tani është shkarkimi yt i menjëhershëm, e përgjigjen proporpocionale me aktin tënd të fundit do të ta japin qytetarët shumë shpejt. Ti nuk mund të jesh në krye të institucioneve tona, ti s’mund të jesh as përfaqësim i askujt në këtë shoqëri, sepse ti je sinonim i gjithçkaje nga e cila ne duhet të distancohemi përfundimisht. Ditët i ke të numëruara,”- ka shkruar ajo.

Ndërkohë që lidhur me komentetet që ish-kolegu i bëri nuk ka pasur ende asnjë reagim zyrtar nga kryetarja e shtetit, e cila mesa duket ka bërë ‘armiq’ brenda partisë që udhëhoqi në zgjedhjet parlamentare vetëm pak muaj më parë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni agim veliu kosove vjosa osmani agim veliu kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2021, 11:21

IRAN-Koreja e Jugut ka dërguar një delegacion në Iran për të kërkuar lirimin e një anijeje të tyren, e cila është kapur pranë ngushticës strategjike në Hormuzit...