Sport

FIFA trondit Tiranën, klubi bardheblu rrezikon bllokimin e merkatos, shkak bëhet ish-sulmuesi

5 Janar 2021, 12:10 Nga DOSJA
FIFA trondit Tiranën, klubi bardheblu rrezikon bllokimin e merkatos, shkak

TIRANË– Tirana rrezikon bllokimin e merkatos. Sipas “Panorama Sport” shkruan se klubi bardheblu është vendosur në shënjestrën e FIFA-s për shkak të një borxhi të prapambetur ndaj ish-lojtarit Moktar Cisse.

Klubi ka humbur gjyqin prej 200 mijë eurosh me futbollistin, ndërsa për këtë çështje po angazhohet komisioni disiplinor i FIFA-s. Futbollisti nga Mali luajti në sezonin 2016-2017 me Tiranën, por aventura me bardheblutë zgjati vetëm një vit, pasi sulmuesi rezultoi një dështim me 23 ndeshje të zhvilluara dhe vetëm 1 gol të shënuar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fifa moktar cisse tirana fifa moktar cisse tirana

Sondazh

Poll