Sport

Merkato e dobët, strategji e pa menduar dhe mos shitja e një futbollisti: tension mes Tares dhe presidentit Lotito

5 Janar 2021, 09:22 Nga DOSJA
Merkato e dobët, strategji e pa menduar dhe mos shitja e një

ROMË-Një tjetër ditë e lodhshme dhe me tension në qëndrën sportive të Lazio-s, Formello. Vetëm disa orë pas zhgënjimit me Genoan (rezultati 1-1), këtë herë Inzaghi dhe futbollistët nuk përfunduan nën akuzë,edhe nëse Lotito pret shumë më tepër për sa i përket rezultateve dhe performancave nga lojtarët e tij. Merkato e lojtarëve u shndërrua në konfrontim të nxehtë mes Tares dhe presidentit Lotito.

Drejtuesi shqiptar kontestoi shitjen e futbollistit Vavro te Genoa, dy presidentët e dy klubeve kishin rënë dakord, por ishte Tare që bllokoi çdo tratativë. Tension i lartë dhe diskutim i gjallë.Lotito, pasi u largua nga Formello, nuk kishte dëshirë të fliste: i tensionuar dhe i bezdisur, shumë më tepër se zakonisht. Atëherë arsyeja u kuptua.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio lotito tare lazio lotito tare

Sondazh

Poll