Sport

Befason Tirana, sulmuesi i kombëtares Taulant Seferi vishet bardheblu!

5 Janar 2021, 06:16 Nga DOSJA

TIRANE – Në ditët e para të janarit që sapo ka nisur, kampionët e Tiranës befasojnë. Ata i veshin fanelën e tyre bardheblu sulmuesit të kombëtares Taulant Seferi, i cili është pjesë e klubit të Jang Bojsit, ku hapësirat e tij për aktivizim nuk kanë qenë të mjaftueshme.

24-vjeçari nga Kumanova do të aktivizohet në radhët e bardhebluve si lojtar i huazuar nga klubi zviceran deri në përfundim të sezonit. Përveç përvojës me Jang Bojs, Seferi është aktivizuar edhe me Ksamaksin, Uinterthur dhe Uolen.

Me afrimin e sulmuesit të kombëtares Taulant Seferi në radhët e tij, klubi i Tiranës po jep sinjale të qarta se bardhblutë janë të vendosur për të mos e dorëzuar titullin e kampionit dhe në vijim të kampionatit, do të na paraqesin një skuadër tjetër më kompetitive.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së Janarit. KF Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh europian Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulan Seferi.  Pas bisedimeve te orëve të vona mes dy presidencave u arrit bashkëpunimi për të patur në organikën e ekipit tone 24 vjeçarin. Seferi është prej kohësh pjesë e klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar i kombëtares shqiptare të futbollit ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Klubi i uron suksese me fanellën bardheblu,”- njofton klubi bardheblu në rrjetet sociale për zyrtarizimin si bardheblu të sulmuesit të kombëtares, Taulant Seferi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bardheblute e kryeqytetit bardheblute e tiranes jang bojs klubi i tiranes klubi zviceran sulmuesi i kombetares taulant seferi bardheblute e kryeqytetit bardheblute e tiranes jang bojs klubi i tiranes klubi zviceran sulmuesi i kombetares taulant seferi

Sondazh

Poll