Sport

Edi Reja vë gishtin në plagë për Superioren: “Duhet të ngrihen strukturat në klube, të ndërrojmë mentalitet”

5 Janar 2021, 07:06 Nga DOSJA
Edi Reja vë gishtin në plagë për Superioren: “Duhet

TIRANE – Trajneri i kombëtares sonë, Edi Reja ka qenë i ftuar në emisionin “Pressing” të “ABC News”. Natyrshëm që ai ka folur gjatë për kombëtaren, shortin e botërorit, por ai është ndaluar edhe në një konstatim të tij, i cili është edhe problem i futbollin shqiptar. Reja është shprehur i befasuar me ndryshimin pozitiv, që pësojnë lojtarët sapo largohen nga Shqipëria. Sipas trajnerit kuqezi, i gjithë problemi qëndron te klubet dhe organizimi i tyre.

“Unë i shoh të tërë futbollistët, por më bën përshtypje diçka dhe kam arritur në një konstatim: Si ka mundësi që lojtarët shqiptarë të kampionatit, sapo ikin me ekipe të huaja rrisin formën dhe bëjnë më mirë?

Doka, që ikën jashtë Shqipërie luan mirë. Më tej të njëjtën gjë bëjnë Kallaku, Çokaj, Uzuni, Mersinaj. Kam dilemë dhe një pikëpyetje të madhe në këtë drejtim? Nuk di çfarë ndodh në Shqipëri, që nuk merren në konsideratë të tillë lojtarë? Apo nuk vijnë në formën e tyre më të mire?

Sipas meje, duhet të ngrihen strukturat në klube, por kam parë edhe fushat, që lënë për të dëshiruar në aspektin e kondicionit të terreneve. Gjithashtu duhet të nisim të ndërrojmë mentalitet. Më vjen një pikëpyetje madhe rreth kampionatit në Shqipëri, që mendoj pse nuk është kompetitiv në veçanti.

Nuk di shkaqet, por sapo lojtarët ikin prej kampionatit, rrisin formën dhe bëhen më të mirë në formë e mentalitet. Të paktën kjo është ajo që ka ndodhur në vitet e fundit. Një konstatim imi. Nuk mundem në këtë pikë të fajësoj trajnerët. Aspak. Kam njohur trajnerë në Shqipëri që punojnë mirë. Por në përgjithësi, është një mentalitet që duhet ndërruar me shpejtësi.

Ndërkaq, ndiej keqardhje për këtë situatë bllokuese nga Covid-19, pasi kisha marrë angazhim të vija më shpesh në Shqipëri për të folur me klubet, me lojtarët, me drejtuesit. Shqipëria duhet të rritet sepse elementë ka, por lojtarëve u duhet dhënë mundësia dhe instrumenti përkatës për rritjen e gjithsecilit, por kjo s’ka të bëjë me pjesën e trajnerit,”- shpreh ndër të tjera trajneri i kombëtares kuqezi Edi Reja.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cokaj doka kallaku mersinaj trajneri edi reja trajneri i kombetares kuqezi uzuni cokaj doka kallaku mersinaj trajneri edi reja trajneri i kombetares kuqezi uzuni

Sondazh

Poll