Sport

U lirua nga “prangat” e CAS-it, Partizani gati t’i rrëmbejë objektivin kryesor Tiranës

4 Janar 2021, 20:34 Nga DOSJA
U lirua nga “prangat” e CAS-it, Partizani gati t’i

TIRANË-Klubi i Partizanit ka marrë një lajm të madh nga CAS-i në Zvicër, pasi i është hequr pezullimi i merkatos dhe nga dita e sotme mund të operojë rregullisht për të afruar futbollistë.Të kuqtë u dënuan për çështjen Çinari me 3 sezone merkatoje pezullim dhe një gjobë prej 83 mijë eurosh, por apeluan vendimin e parë në CAS dhe vetëm pak ditë më parë u mbajt edhe seanca gjyqësore.

Drejtuesit kanë përveshur mëngët për të nisur punën për përforcimin e skuadrës. Klubi i kuq ka hedhur sytë te një objektiv i madh i Tiranës dhe ai është Ferhan Hasani.Sipas asaj që raporton “Infosport.mk”, të kuqtë kanë rikthyer interesimin e tyre për ish-lojtarin e Shkëndijës së Tetovës.

Hasani së fundmi dukej shumë afër kalimit te Tirana, por marrëveshja nuk është mbyllur dhe nga kjo kërkon të përfitojë Partizani, që do të tentojë ta afrojë në skuadër, pasi shihet si një afrim i rëndësishëm për trajnerin Daja.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferhan hasani partizani tirana ferhan hasani partizani tirana

Sondazh

Poll