Sport

Liverpool, dikur një “makineri” e pathyeshme, tani pëson humbjen e dytë në kampionat

4 Janar 2021, 22:10 Nga DOSJA
Liverpool, dikur një “makineri” e pathyeshme, tani pëson

ANGLI- Liverpool zhgënjen sërisht. Në javën e 17-të të Premier League, kampionët në fuqi munden nga Southampton me shifrat 1-0 në “St. Mary’s Stadium”. Goli i vetëm i takimit erdhi shumë shpejt, pikërisht në minutën e 2-të, sulmuesi Danny Ings u tregua i saktë përballë portierit Alisson.

Përtej humbjes, ajo që shqetëson më së shumti trajnerin gjerman Jurgen Klopp, është forma e dobët e repartit të sulmit, pasi skuadra ka shënuar vetëm një gol në tre ndeshjet e fundit në kampionat, ndonëse nuk ka munguar asnjë nga treshja titullare Mane-Salah-Firmino.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liverpool southampton liverpool southampton

Sondazh

Poll