Sport

Soza mbron Edison Kavanin: “Fjala “Negrito” në Uruguaji ka kuptim intim”

4 Janar 2021, 20:02 Nga DOSJA
Soza mbron Edison Kavanin: “Fjala “Negrito” në Uruguaji

ITALI – “Çështja Cavani” ka zënë faqet e para të gazetave angleze dhe ka ndezur edhe Uruguajin. Sulmuesi i Mançester Junajtid është pezulluar për tre ndeshje dhe u gjobit nga federate angleze, për thirrjen e një shoku “Negrito”.

Fraza e konsideruar raciste nga britanikët, në Uruguaji përdoret në një kuptim tjetër. Në lidhje me këtë, Ruben Soza, ish-futbollisti i njohur në vitet ’80 dhe ’90, idhulli i Lacios dhe Interit, ka folur për “Tuttomecatoweb”:

“Unë mendoj, se ata shënjestruan Kavani si një figurë publike. Nëse ajo fjalë do të ishte thënë nga një avokat ose një arkitekt, asgjë nuk do të kishte ndodhur. Ne në Uruguaj gjithashtu kemi të huaj: italianë, spanjollë, afrikanë.

Në çdo familje ka një mik të zi, por ne themi ‘negro’ ose ‘negrito’ jo për t’i ofenduar. Eshtë një term intim, i dashur, siç ju ia thoni një shoku, një vëllai. Por edhe për një person pak mbipeshë ne përdorim termin “gordito”, por ai është i dashur. Për ne këto janë gjëra normale.

Por në Europë, ato i zmadhojnë gjërat. Ata e morën me Suarez, kur ai nuk i dha dorën një futbollisti. Tani me Kavanin. Gjithmonë është më lehtë për të fajësuar Uruguajin, një vend ku ne jemi tre millionë banorë. Por ne jemi një vend i lumtur: ne jemi të vegjël, por Edinsoni me zemër të madhe dha një “Negrito”, duke dashur të tregojë dashuri: është si të thuash ‘vëlla’.

Tani le të shpresojmë që kjo kohë e vështirë të kalojë. Sigurisht, më vjen keq, që cjapi kurban është gjithmonë një uruguajan. Ndoshta ne fitojmë shumë dhe ata shqetësohen…,”- u shpreh ndërmjet të tjerash, ish-futbollisti uruguajan Ruben Soza, i cili merr në mbrojtje bashkatdhetarin e tij Edison Kavani.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ceshtja kavani ish-futbollisti i lacios dhe interit negrito ruben soza ceshtja kavani ish-futbollisti i lacios dhe interit negrito ruben soza

Sondazh

Poll