Sport

VIDEO/ Ibrahimovic bën tifozët e Milanit të ëndërrojnë: gol në stërvitje dhe drejt rikuperimit

4 Janar 2021, 20:22 Nga DOSJA
VIDEO/ Ibrahimovic bën tifozët e Milanit të

MILANO-Mungon që nga 26 nëntori për shkak të një dëmtimi që e detyroi atë të humbasë tre ndeshje të Europa League dhe shtatë ndeshjet e kampionatit. Zlatan Ibrahimovic mund të humbasë ndeshjen e madhe kundër Juventusit planifikuar ditën e mërkurë.

Lojtari po bën maksimumin dhe në seancën e fundit stërvitore sulmuesi suedez ishte i pranishëm, madje duke shënuar gol dhe në një farë mënyre ka lumturuar tifozët kuqezi. Vetë futbollisti në llogarinë e tij Twitter ka postuar videon me shkrimin ”Tick-tock , tik-tak”, duke imituar tik-takun e një ore që shënon minutat që e ndajnë nga kthimi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll