Sport

Erdhi me bujë, Falcao po zhgënjen te Galatasaray, gazetari turk irritohet dhe i bën gati biletën e…

4 Janar 2021, 22:02 Nga DOSJA
Erdhi me bujë, Falcao po zhgënjen te Galatasaray, gazetari turk

TURQI-Aventura e Radamel Falcaos te Galatasaray po rezulton një dështim. Sulmuesi kolumbian zbarkoi në Turqi sezonin e kaluar, lojtari u prit si hero nga tifozët turq, ndërsa drejtuesit vendosën ti ofronin një kontratë faraonike, por që deri më tani, 34-vjeçari nuk po legjitimon investimin që ka bërë klubi turk.

Kolumbiani nga qershori i vitit të kaluar është kushtëzuar nga dëmtime të shumta, që e kanë mbajtur atë jashtë fushave të blerta dhe e ka pasur të pamundur të luajë për Galatasaray-n. Vetëm pak kohë pasi ishte rikthyer, Falkao pësoi një tjetër dëmtim në takimin ndaj Antalyasporm sulmuesi hyri në fushë në minutën e 46-të,por në të 77-tën u zëvendësua.

Kjo e ka irrituar së tepërmi komentatorin turk, Rasim Ozan Kutahyali, i cili gjatë transmetimit të emisionit live, ka treguar se i ka blerë një biletë avioni sulmuesit, vetëm të largohet nga Galatasaray.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport falcao galatasaray falcao galatasaray

Sondazh

Poll