Sport

Prezantohet Bledi Shkëmbi te Ballkani, i vetëquajturi “Baba” ironizon: “Nuk e di nëse ka ngarë më parë Ferrari. Kujd

5 Janar 2021, 11:27 Nga DOSJA

Ish-trajneri i Lirisë së Prizrenit dhe më pas i Teutës së Durrësit, Bledi Shkëmbi është prezantuar nga drejtuesit e klubit të Suharekës, si trajneri i ri i skuadrës së Ballkanit, pasi palët kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunimi deri në vitin në mesin e vitit 2022.

Pas kësaj ngjarjeje nuk ka munguar komenti i ish-trajneri Ismet Munishit, i shkarkuar nga kjo detyrë për shkak të tri humbjeve radhazi ndaj rivalëve direkt, duke vënë në dyshim synimin e fitimit të titullit kampion të Kosovës.

Keqardhja për shkarkimin nga stoli i Ballkanit, si dhe kunjat në drejtim të Shkëmbit ndonëse të moderuara, nuk kanë munguar nga ish-trajneri Munishi. Ai, që e konsideron veten si “Baba i trajningut në Kosovë”, e krahason skuadrën e Ballkanit me një makinë Ferrarin dhe ka dyshime, nëse Shkëmbi e ka drejtuar më parë një skuadër të tillë.

“Nuk e kam përjetuar mirë largimin nga Ballkani, nuk ka qenë e lehtë. Nuk është e vërtetë se jam dorëhequr, më kanë shkarkuar. Çështjen e kontratës e kemi zgjidhur me klubin, ishte një marrëveshje burrash.

Shkëmbit i uroj suksese dhe punë të mbarë. Nuk e di nëse ka ngarë Ferrari më parë. Le ta shijojë këtë, por të ketë kujdes në kthesa. Do të pushoj deri në qershor. Nuk mund të luaj kundër skuadrës (Ballkanit) që e kam ndërtuar me shumë sakrificë dhe djersë.

Në një nga televizionet tona na pret një projekt shumë i mirë, një emision fantastik, për të cilin kemi shumë nevojë. Konsideroj se edhe si analist do ta jap kontributin tim të çmuar në zhvillimin e futbollit dhe luftimin e dukurive negative në futbollin kosovar”,- është shprehur ish-trajneri Ismet Munishi, i cili pret radhën për t’u ulur në pankinën e një skuadre kosovare.

B.T (Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-trajneri i lirise se prizrenit dhe teutes se durresit ish-trajneri ismet munishi skuadra e ballkanit skuadra nga suhareka trajneri bledi shkembi ish-trajneri i lirise se prizrenit dhe teutes se durresit ish-trajneri ismet munishi skuadra e ballkanit skuadra nga suhareka trajneri bledi shkembi

Sondazh

Poll