Sport

Depaj synim i “big”-ve. Garcia: “Mendoj se ai dëshiron të qëndrojë deri në qershor”

4 Janar 2021, 18:24 Nga DOSJA

FRANCE – Memfis Depaj është një nga lojtarët më të njohur, emri i të cilit po lakohet gjithnjë e më tepër në treg. Sulmuesi holandez, që luan me skuadrën franceze të Lionit, ka një kontratë që skadon në qershor dhe tani me të mund të bisedohet.

Ndaj dhe ai është joshës për shumë klube, të cilët gjithashtu janë të gatshëm ta marrin atë menjëherë me shifra të përballueshme. Sakaq në Lion mbledhin supet, edhe pse Depai është ndër të preferuarit e katalanasve të Barçës dhe trajneri Ronald Kouman.

Gjithsesi, trajneri i skuadrës së Lionit, Rudi Garcia, është i bindur, se sulmuesi i tij anësor nuk do të lëvizë deri në fund të sezonit, edhe nëse kjo mund të nënkuptojë heqjen dorë nga një shumë e vogël financiare.

“Ata nuk janë në mendjet e lojtarëve të mi, por unë mendoj, se ata duan të qëndrojnë deri në fund të sezonit. Të gjithëve u pëlqen të luajnë dhe të fitojnë, ndaj unë mendoj se duan të vazhdojnë ta bëjnë atë me ne. Ne jemi shumë të lumtur që punojmë me këtë ekip.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport memfis depaj ronald kouman rudi garcia sulmuesi i lion synimi i barcelones memfis depaj ronald kouman rudi garcia sulmuesi i lion synimi i barcelones

Sondazh

Poll

Sport 4 Janar 2021, 14:56

CAS i hap dritën jeshile Partizanit..

ZVICER – Më në fund Partizani fiton të drejtën të zhbllokojë merkaton, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i ka dhënë të drejtë klubit për mospërfshirje në...