Sport

Sa vlejti bojkoti i futbollit? Libohova: “Do të vazhdojmë, por jo më me bojkot”

4 Janar 2021, 19:17 Nga DOSJA
Sa vlejti bojkoti i futbollit? Libohova: “Do të vazhdojmë, por

TIRANE – U duk se çështja u zgjidh pas premtimit të Kryeministrit Edi Rama në takimin me presidentin e federatës shqiptare të futbollit Armand Duka, por deri në këto ditë të para të 2021 pak gjëra ndryshuan.

Në një intervistë për Top Channel, presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova tregon këndvështrimin e tij nëse bojkoti ishte diçka që dha rezultat apo jo.
“Vetsakrifikimi i Ligës e kreu funksionin, pasi qeveria më në fund kuptoi nevojat e sportit. Disa u gjëra u bën por jo ligji i sponsorizimit që ishte më kryesori”.

Po çfarë do të ndodh, përderisa një nga kërkesat kryesore të komunitetit të futbollit nuk u realizua? “Nuk e do të vazhdojmë por jo me bojkot, pasi edhe bojkoti ka pasojat e veta. Këtu nuk bëhet fjalë për të zgjidhur problemet e një sezoni, por për të ardhmen”.

Gjithashtu Liga Profesioniste tentoi të shesë emrin e kampionatit në edicionin e kaluar, por procesi nuk arriti objektivin gjë që bëri drejtuesit e saj të ndryshojnë formën e ofertës ndaj bizneseve.
“U bë gjithçka me nxitim, tani do të fillojmë procedurat që në mars për sezonin e ardhshëm në shtator. Atëherë ishte një çmim 10.000 milion lekësh por tani që do të jetë më afatgjate oferta do të ndryshojë edhe çmimi”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bojkoti i futbollit liga profesioniste presidenti edvin libohova bojkoti i futbollit liga profesioniste presidenti edvin libohova

Sondazh

Poll