Politike

KRONOLOGJI/ Del i saktë parashikimi i Bollinos, Rama largoi me taktikë 3 ministrat që nuk i sillnin vota… kush është i fu

29 Dhjetor 2020, 16:09 Nga DOSJA
KRONOLOGJI/ Del i saktë parashikimi i Bollinos, Rama largoi me taktikë

TIRANE– Në harkun kohor të tri muajve, kryeministri Edi Rama i surprizoi të gjithë. Në Asamblenë Kombëtare, priteshin ndryshime, largime dhe emërime të reja. Por ndryshe nga sa u përfol, asnjë nuk u largua. Asambleja u përdor nga Edi Rama për t’i treguar forcën kundërshtarëve, ndërsa brenda PS-së, ujërat zienin.

E para që u largua ishte Besa Shahini. E ardhur nga Kosova njësoj si Gent Cakaj, Shahini drejtoi Ministrinë e Arsimit pas Lindita Nikollës, dhe u largua si armike e studentëve dhe një brezi që nuk gjeti mirëkuptim tek figura e saj. Kryeministri solli si alibi faktin se Shahini po largohej vetë, ndërsa intervista e fundit e Shahinit në “Open”, la shijen se ajo kishte dhënë dorëheqjen, por as nuk ishte njeriu më i kënaqur për punën që vetë kishte bërë.

I dyti ishte Sandër Lleshaj. Ministri i Brendshëm u etiketua edhe si “ministri fatkeq”, që u dogj nga parimet e tij të larta, që sipas socialistëve dhe kryeministrit, u largua pasi nuk qëndronte dot më në krye të një ministrie, policia e të cilës, vrau padrejtësisht një qytetar. Pas largimit edhe Lleshaj mbrojti me fanatizëm veten, punën dhe partinë, por jo më me aq zell kryeministrin. Më shumë se kënaqësi, tek Lleshaj u lexua pendesë…

I treti, por jo i papritur ishte Gent Cakaj. Në kulmin e debatit politik për Greqinë dhe zgjerimin me 12 milje, ministri i deleguar dha dorëheqjen për një post që nuk e ushtroi kurrë me të drejta të plota. Dy deklaratat kontradiktore të njoftimit të largimit, (lexo këtu të plotë sqarimin e Dosja.al), zbuluan se Cakaj dhe Rama nuk ishin më aq të frymëzuar nga njëri-tjetri.

Por a janë vërtetë kaq të palidhura me njëra-tjetrën këto largime/shkarkime?

Në 5 korrik të këtij viti, gazetari dhe botuesi Carlo Bollino përmes një shkrimi analizë, u përfshi në debatin publik se kryeministri mund të ndryshonte qeverinë. Analistët politikë e panë këtë një operacion politik të ngjashëm me vitin 2016-2017, si një manovër përpara zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit. Por Bollino shkoi më tej.

Përpos skanimit të figurës dhe punës së tyre, në një listë të gjatë, gazetari iu vendosi nota, ministrave të kabinetit. Ministrat me notën zero për dobinë e tyre elektorale ishin: Besa Shahini, Gent Cakaj dhe Sandër Lleshaj, që sot të tri nuk janë më pjesë e kabinetit qeveritar. Këshilla e tij është dëgjuar indirekt tek kryeministri, në mos ka ndikuar në vlerësimin e tij për tri ministrat, që me fabulat e tyre personale të largimit, thonë se lëvizjet nuk kanë lidhje me zgjedhjet.

A do të ketë më ndryshime?

Kryeministri ka treguar se di të befasojë, por nëse i besojmë të njëjtës renditje dhe vlerësimit me nota që bëri gazetari Bollino, i radhës që mund të mos jetë më ministër është Arben Ahmetaj. Ai u largua në 2017 dhe u rimor si ministër për Rindërtimin, ndërsa fuqia e tij elektorale shihet si e dobët, pasi zona e tij, në kufi me Durrësin, ishte e vetmja ku PS-ja humbi vota në vitin 2017. A do e presë Rama “sebepin” edhe për të?

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini carlo bollino edi rama largohet gent cakaj ndryshimet në qeverinë rama sander lleshaj besa shahini carlo bollino edi rama largohet gent cakaj ndryshimet në qeverinë rama sander lleshaj

Sondazh

Poll