Politike

KQZ letër 8 partive për implementimin e teknologjisë në zgjedhjet 2021: Më sillni propozime për zonat ku do aplikohet

29 Dhjetor 2020, 15:58 Nga DOSJA
KQZ letër 8 partive për implementimin e teknologjisë në

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi me anë të një letre zyrtare u është drejtuar partive politike me një kërkesë për të marrë propozime lidhr me zonat zgjedhore, ku edhe do të implementohet votimi dhe numërimi elektronik. Në letrën zyrtare që u është dërguar 8 partive, parashikohet që projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje të zbatohet në 20% të zonave elektorale. Por duhet konsensus mes palëve.

“Përpara se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të marrë vendimet përkatëse, lutemi të na bëni me dije nëse keni sugjerime apo mendimet tuaja në lidhje me zonat se ku mendoni të aplikohen projektet pilote në këto zgjedhje, në parashikim të dispozitave ligjore më sipër cituar,”- shkruan kryekomisioneri.

Kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë në një konferencë për shtyp, u shpreh se qeveria e kishte akorduar fondin për teknologjinë në zgjedhje në buxhetin për vitin 2021.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz votimi elektronik kqz votimi elektronik

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 12:28

TIRANË -Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi para të rinjve se kur të vijë partia e tij në pushtet nuk do të mbetet asnjë bijë dhe bij pa studiuar.Tregu ...