Politike

Gjykata Kushtetuese plotësohet me anëtarin e shtatë: Në janar nis shqyrtimi i kërkesave

29 Dhjetor 2020, 15:02 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese plotësohet me anëtarin e shtatë: Në

TIRANË– Gjykata Kushtetuese, pas plotësimit prej 7 gjyqtarësh, ditën e sotme ka njoftuar që duke nisur që nga janari i vitit 2021, do të nisë shqyrtimi i padive, të cilat sipas Gjykatës disa prej të cilave presin prej vitesh. Po ashtu në njoftim Gjykata bën të ditur se që nga janari do të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për funksionimin e Gjykatës.

“Pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me tre anëtarë të rinj, z. Altin Binaj, z. Përparim Kalo dhe znj. Sonila Bejtja, dhe krijimit të trupës prej 7 gjyqtarësh, sot, më 29.12.2020, u zhvillua Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila ra dakord që në ditët e para të muajit janar të vitit 2021 të mblidhet për të shqyrtuar çështjet që sipas ligjit i përkasin për kompetencë Mbledhjes së Gjyqtarëve, si dhe për të kryer veprimet e nevojshme përgatitore dhe organizative për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Anëtarja e shtatë, e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja,  është betuar ditën e sotme në ambientet e Presidencës. Gjykata Kushtetuese u bë funksionale disa ditë më parë me betimin e anëtarit të gjashtë të saj, Përparim Kalo. Institucioni përbëhet nga 9 anëtarë, 3 që zgjidhen nga kreu i shtetit, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë e cila ende nuk është funksionale. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese me 7 anetar gjykata kushtetuese me 7 anetar

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 12:28

TIRANË -Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi para të rinjve se kur të vijë partia e tij në pushtet nuk do të mbetet asnjë bijë dhe bij pa studiuar.Tregu ...