Pse ndërhyri Rama në kabinet? Gazetari Sokol Balla: Me largimin e Cakajt iku Kosova! Ndryshimet?! Ndoshta ka ndikim Amerika
29 Dhjetor 2020, 16:06Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Sokol Balla ka komentuar ndryshimet e fundit të ministrave në kabinetin e Rama duke hedhur dyshime se mund të ketë “gisht” ndikimi i Amerikës.
Me anë të një postimi në Twitter, Balla shkruan se me largimin e Gent Cakajt, përfaqësuesit e Kosovës u larguan nga kabineti qeveritar, duke marrë parasysh se pak kohë më parë u largua edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Më pas, Balla shkruan se vendosja e Olta Xhaçkës në postin e ministres së Jashtme, tregon se ndoshta në këto lëvizje ka gisht Amerika.
Ditën e sotme, ministri i deleguar i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, njoftoi dorëheqjen. Në vend të Cakajt, kryeministri Edi Rama ka emëruar me urgjencë, Olta Xhaçkën, ndërsa tek Mbrojtja rikthehet socialisti Niko Peleshi. Vetë Cakaj tha se largohet pasi nuk ka as ambicie politike, ndërsa kryeministri tha se ishte momenti që drejtimi t’i jepej Xhaçkës.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi me anë të një letre zyrtare u është drejtuar partive politike me një kërkesë për të ...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme ka përfunduar procedurën për verifikimin e figurës dhe pasurisë së kandidatëve për pozicionin e inspek...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese, pas plotësimit prej 7 gjyqtarësh, ditën e sotme ka njoftuar që duke nisur që nga janari i vitit 2021, do të nisë shqyrtimi i p...
TIRANË-Ministrja Belinda Balluku gjatë konferencës për shtyp bëri të ditur se tenderi për rrugën Milot-Fier do të rihapet pas 20 janarit të vitit 2021.Ball...
TIRANË– Sonila Bejtja, anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese ëshë betuar ditën e sotme në ambientet e Presidencës. Ky betim është bërë publik nga vetë p...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar si një mashtrim dhe një dështim tjetër të ofruar nga kryeministri Edi Rama, konferencën e...
TIRANË- Partia Demokratike nuk sheh ndryshime në qeveri. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një reagim në rrjetet sociale, ...
TIRANE– “Sa herë tështin apo kollitet dikush në Athinë këtu plas rrufa e madhe për luftë me pushtet”,–tha kryeministri Edi Rama paraditen e sotme, para se...
TIRANE- 5 vite pas drejtimit të Ditmir Bushatit, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u gjend pa ministër. Në janar të vitit 2019, kryeministri Edi Rama ...
TIRANË– Lëvizje të tjera në qeveri, këtë herë në nivel zëvendës ministrash. Dosja.al ka mësuar se Etjen Xhafaj, është emëruar zv/ministër i Infrastrukturës...