Politike

Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Riciklim i të korruptuarve. Edi Rama është një dështim

29 Dhjetor 2020, 13:11 Nga DOSJA
Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Riciklim i të korruptuarve. Edi Rama

TIRANË- Partia Demokratike nuk sheh ndryshime në qeveri. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një reagim në rrjetet sociale, thotë se kryeministri Edi Rama po riciklon të korruptuarit, pasi është i lodhur dhe pa ide. Bardhi thekson se është koha që vendi të qeveriset nga një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten.

REAGIMI I PLOTË I GAZMENT BARDHIT:

Nuk ka ndryshime në qeveri, ka riciklim të të korruptuarve për shkak të luftës mes klaneve në pushtet. Edi Rama është i lodhur, i vjetëruar, pa ide, pa ekip dhe i pafuqishëm për të ndaluar këtë luftë që dobëson ekonominë për interesa privatë. Në vend që të ndihmojë financiarisht dhe të rrisë punësimin për shqiptarët, Rama u siguron punë vetëm miqve të tij.

Edi Rama është një dështim. Ai është i paaftë të ndryshojë gjërat dhe vazhdon të bëjë keq e më keq. Vendit nuk i duhen arnime të vjetëruara, por i duhet ndryshim. Prej 8 vitesh Edi Rama ka ofruar veç dështime dhe një qeveri që kujdeset vetëm për veten.
Mjaft më! Është koha për të sjellë ndryshimin dhe shpresë të re në Shqipëri. Është koha për të zgjedhur një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten e saj.

Ditën e sotme, ministri i deleguar i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, njoftoi dorëheqjen. Në vend të Cakajt, kryeministri Edi Rama ka emëruar me urgjencë, Olta Xhaçkën, ndërsa tek Mbrojtja rikthehet socialisti Niko Peleshi. Vetë Cakaj tha se largohet pasi nuk ka as ambicie politike, ndërsa kryeministri tha se ishte momenti që drejtimi t’i jepej Xhaçkës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi largohet gent cakaj edi rama gazment bardhi largohet gent cakaj

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 12:28

TIRANË -Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi para të rinjve se kur të vijë partia e tij në pushtet nuk do të mbetet asnjë bijë dhe bij pa studiuar.Tregu ...

Politike 29 Dhjetor 2020, 12:07

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përgëzuar Olta Xhaçkën për kalimin e saj nga Ministria e Mbrojtjes tek ajo për Europën dh...