Politike

Bilanci i Ramës/ Basha: Kupa është mbushur! Shqipëria ka nevojë për shpresë të re

29 Dhjetor 2020, 13:31 Nga DOSJA
Bilanci i Ramës/ Basha: Kupa është mbushur! Shqipëria ka

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar si një mashtrim dhe një dështim tjetër të ofruar nga kryeministri Edi Rama, konferencën e zhilluar me gazetarët, ku Rama renditi arritjet në menaxhimin e pandemisë COVID19. Në një reagim në rrjetet sociale, kryedemokrati thotë se Rama gënjen dhe se bizneset shqiptare po mbyllen pasi nuk marrin ndihmë nga qeveria. 

POSTIMI I PLOTË I BASHËS: 

Pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera më të mëdha. Kupa është mbushur! Shqipëria ka nevojë për ndryshim Edhe në fundit të vitit, Rama bëri atë që di të bëjë: gënjeu. Ai i ka dhënë Shqipërisë vetëm premtime boshe. Ai gënjen kur flet për ndihmë ekonomike.

Fakti është se Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj.  Kosto e jetesës rritet dita ditës, papunësia shtohet përditë, bizneset dhe dyqanet mbyllen dhe familjet shqiptare nuk marrin ndihmë nga qeveria. Por këto fakte nuk e pengojnë Ramën të gënjejë dhe të thote se “çdo gjë është në rregull”.  Kur i mohon problemet ku je zhytur, si mund t’i zgjidhësh ato? 

Kupa është mbushur! Pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera më të mëdha. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për popullin, jo një qeveri që kujdeset për veten. Ky vit i keq do të kalojë dhe ne sëbashku do t’i kthejmë shpresën Shqipërisë.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020 lulzim basha edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020 lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 12:28

TIRANË -Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi para të rinjve se kur të vijë partia e tij në pushtet nuk do të mbetet asnjë bijë dhe bij pa studiuar.Tregu ...

Politike 29 Dhjetor 2020, 12:07

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përgëzuar Olta Xhaçkën për kalimin e saj nga Ministria e Mbrojtjes tek ajo për Europën dh...