Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, e cila është kthyer vrullshëm tashmë, janë hedhur në fushë-betejë për t’u bërë gati për zgjedhjet e ardhshme politike.
Ndërkohë që fushata zgjedhore ka filluar, nisur nga reagimet e përditshme të maxhorancës dhe Opozitës, analisti Carlo Bollino, ka zgjedhur që t’i japë disa këshilla kryeministrit Edi Rama, duke shtuar edhe zërat se kryeministri Rama do të ndryshojë kabinetin qeverisës.
Siç u raportua paraditen e sotme, Rama duket se po bëhet gati për një operacion politik të ngjashëm me vitin 2016-2017, si një manovër përpara zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit.
Duke i vlerësuar, duke u vënë një notë ministrave që Rama ka aktualisht në cabinet, Bollino ka vendosur që paraprakisht t’i japë emrat e fortë Ramës dhe të lërë në fund të listës, ata të vlerësuarit më pak, sipas analistit. Në listën që ka përgatitur Bollino, bie në sy se dy minitrat që kanë marrë zero dobishmëri për fushatën janë Besa Shahini, Gent Cakaj dhe Sandër Lleshajn, të njëjtit emra, për të cilët foli sot edhe Gazeta Shqip.
Sipas analisitit, ministrja e Arsimit nuk arriti të fitojë as zemrat e nxënësve dhe as të mësuesve, ndërsa Cakaj, i duket si i pari i klasës, por pa shokë. Përsa i përket Lleshajt, Bollino shkruan se ministri i Brendshëm është shumë teknik. Ministri tjetër që ka marrë vlerësime negative është Arben Ahmetaj. Sipas Bollinos, ai ka qenë në qendër të një analize të gjatë pasi zona e tij, në kufi me Durrësin, ishte e vetmja ku PS-ja humbi vota në vitin 2017 dhe në fushatën politike merr vetëm 3 pikë për dobishmërinë që jep. Këtij të fundit, Bollino i bashkëngjit Gjonaj dhe Margaritin.
Ndërsa pikët maksimale Carlo Bollino i ka ruajtur për Erion Braçen. Ky i fundit, sipas Bollinos është një politikan autentik race, i paprekshëm në të gjithë këndvështrimet.
Shkrimi i plotë
Edhe pse kanë mbetur akoma 10 muaj nga zgjedhjet e ardhshme politike, fushata zgjedhore ka nisur. Ish-qeveritarët e Partisë Demokratike, më në fund të vendosur për të marrë pjesë në zgjedhje, pasi kuptuan se arma e bojkotimit është e kotë dhe e dëmshme, janë hedhur në “fushë betejë” edhe pse pa shumë ide të re në mëndje, përveç shpresës statistikore që rregulli i rotacionit politik çdo tetë vite, të përsëritet edhe në 2021, siç ndodhi me saktësi në 1997 e tutje. Një “traditë” që Edi Rama ëndërron nga ana e tij ta thyejë, jo për gjë, veç të tregojë se është i ndryshëm edhe në këtë.
Braktisja e parlamentit nga ana e opozitës, protesta e dhunshme, zgjedhjet e qershorit të sabotuara nga opozita dhe të fituara pa konkurrencë, lufta me presidentin e Republikës, tërmeti dhe tani edhe pandemia po konfirmojnë “mallkimin e mandatit të dytë”, tjetër traditë politike që është shoqëruar deri tani me rotacionin me datë skadimi fiks. Edhe për këtë, dhe për t’ju përgjigjur vlerës që Edi Rama fshehurazi i vesh shenjave të fatit, është e dobishme që Partia Socialiste të zbatojë në terren një strategji të fortë që të jetë e aftë të mundë parashikimet, dhe mbi të gjitha, të fitojë zgjedhjet. Një strategji që do të duhej të kalonte nga një ndryshim i rëndësishëm brenda qeverisë dhe të realizohet sa më shpejt, ndoshta në shtator.
Ne fakt me krijimin e këtij ekzekutivi, të përbërë nga shumë ministra “teknikë”, Edi Rama ka humbur “kolonelë” në fushë që i garantonin kontaktet me bazën socialiste, sidomos nëpër rrethe, aty ku marrëdhëniet personale përkthehen në konsensus dhe vota. Eshtë e vërtetë që janë koordinatorët rajonalë, por motivimi i tyre (dhe pushteti i tyre) mund të jetë i pamjaftueshëm duke mos mbajtur asnjë rol kyç në administrata apo ne qeveri. Ndryshe nga zgjedhjet e 2017, shumë nga ministrat aktualë janë të panjohur për zgjedhësit socialistë, dhe në këtë mënyrë kontributi i tyre në zgjedhjet e ardhshme do të jetë praktikisht inekzistent. Ja përse një nga strategjitë që Rama do të duhej të ndiqte në prag të 2021 , është një ndryshim radikal i qeverisë, edhe për t’i dhënë energji e vitalitet një ekzekutivi që deri tani ka luajtur mbi të gjitha në mbrojtje.
Le të radhisim se kush janë ministrat në rrezik dhe cilët jo.
Besa Shahini. Zgjedhja për të emëruar një ministre të re nga Kosova nuk dha rezultatet e shpresuara. Edhe pse teknikisht e përgatitur, Besa Shahini nuk ka qenë në gjendje të fitojë deri më tani as zemrat e studentëve, as zemrat e mësuesve. Duket një “mësuese” e përgatitur, por pa emocione. Pastaj nga këndvështrimi zgjedhor është totalisht e padobishme. Vota si ministre: 5 / Dobishmëria për fushatën: 0
Genti Cakaj. Edhe për aspirantin Ministër të Jashtëm vlen i njëjti gjykim si për Ministren e Arsimit. Vetëm studiues. Si i “pari i klasës” por pa shokë, gjë që nuk është ideale për një diplomat, as që mendohet për një politikan. Nga këndvështrimi zgjedhor edhe ai absolutisht i panevojshëm. Vota si ministër: 3 / Dobishmëria për fushatën zgjedhore: 0
Ogerta Manastirliu. Edhe ministrja e Shëndetit duket politikisht e dobët dhe jo vetëm për administrimin skandaloz pas emergjencës Covid, me virusin që tashmë është jashtë kontrolli ndërsa në shumë vende të tjera beteja është fituar. Ogerta Manastirliu është pak e pëlqyer jo vetëm mes mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, por edhe në elektorat, dhe, edhe pse i pëlqen Ramës, tani vlen gjykimi i popullit. A do të jetë i gatshëm kryeministri të rrezikojë vota për të mbrojtur këtë “studente” studiuese? Vota si ministre: 5 / Dobishmëria për fushatën: 4
Olta Xhacka – Ministrja e Mbrojtjes tregoi në zgjedhjet e 2017 se kishte kontakte me bazën, duke marrë për zonën në qarkun e Tiranës rezultatin më të mirë të Partisë Socialiste. Kjo duket garancia më e mirë e saj për të qëndruar në qeveri duke dhene kontribut të fortë edhe për fushatën. Vota si ministre: 7 / Dobishmëria për zgjedhjet: 8
Sander Lleshaj – Një tjetër teknik, madje gjeneral, që kryeministri e dëshiroi fort në qeveri duke pranuar për të edhe një konflikt me Presidentin e Republikës. Problemi i parë për Lleshajn është se të udhëheqë një Ministri të Brendshme plot me policë dhe fantazma të së shkuarës, është shumë më e vështirë se të fitojë një luftë me tanke. Problemi i dytë është se nuk ka kontakte me bazën dhe kështu është i padobishëm për fushatën zgjedhore. Në favor të tij mund të luaj fakti se duke u parë si teknik, duket më neutral në fazën delikate të zgjedhjeve në krahasim me një ministër të Brendshëm qartësisht politik. Vota si ministër: 6+ / Dobishmëria për fushatën: pa vota
Anila Denaj – Edhe ajo është teknike dhe profesionalisht kompetente, edhe pse makina burokratike e ministrisë gjigande që drejton, shpesh fiton mbi vendosmërinë e saj. Do të ishte gjithësesi e parekomanduar të ndryshohej ministrja e financave në këtë fazë të rëndë financiare. Një rol dhe situatë që vetëm në rast të ndonjë të papriture, është në mbrojtje nga ndryshimet. Vota si ministre: 7 / Dobishmëria për fushatën: 5
Erjon Brace. Një politikan autentik race, i paprekshëm në të gjithë këndvështrimet, edhe në se në pozicionin e zëvendëskryeministrit ka pasur më shumë hapsirë të bëjë opozitorin e brendshëm sesa ministrin. Vota si ministër: 6+ / Dobishmëria për fushatën zgjedhore: 10
Belinda Baluku Ministrja e Transporteve dhe Energjisë ka energji me shumicë për fushatën zgjedhore. Edhe pse nuk është “politikane partie” ka treguar se di të përshtatet mirë në funksionin e vështirë të qeverisë (ministria e saj është një ciklop plot me të papritura) dhe kështu mund të jetë shumë e dobishme edhe në fushatë zgjedhore. Vota si ministre: 7 / Dobishmëria për fushatën: 7
Etilda Gjonaj. Ministrja e Drejtësisë është pak e dukshme brenda qeverisë, pavarësisht dikasterit të rëndësishëm që drejton, imagjinoni se si do të ishte në fushatën zgjedhore. Vota si ministre: 5 /Dobishmëria për fushatën zgjedhore: 3
Elva Margariti. Një tjetër “e para e klasës”, qytetare dhe e kulturuar, por që gjithësesi nuk ka marrë notën mjaftueshëm as si ministre. Për fushatën zgjedhore duhet tjetër energji. Vota si ministre: 5+ / Dobishmëria për fushatën: 3
Eduard Shalsi -Mund të konsiderohet një “rilindas” tipik, por i vështirë të gjykohet si ministër falë vizibilitetit të pakët. Me të ngjarë mund të jetë më i dobishëm në fushatën zgjedhore sesa në qeveri. Vota si ministër: 5 / Dobishmëria për fushatën: 6
Pandeli Majko- Historia e tij brenda Partisë Socialiste e bën një ministër totalisht politik. Edhe pse është parë pak duke punuar, perspektiva e një vote shtrirë edhe emigrantëve e bën një kartë të çmuar në strategjinë e fushatës zgjedhore. Vota si ministër: 6 / Dobishmëria për fushatën: 8
Elisa Spiropalli – Një tjetër ministre dhe politikane “rilindase” 100%, kështu burim i nevojshëm për fushatën zgjedhore. Vota si ministre: 6- / Dobishmëria për fushatën: 7
Arben Ahmetaj – Ish ministri i ekonomisë dhe më pas ish ministër i financave, është përsëri ministër në qeverinë Rama, edhe pse pak vetë e kanë vënë re. Eshtë e vështirë të gjykohet kontributi i tij si ministër për rindërtimin, funksionet e të cilit nuk janë shumë të qarta, ndërsa kontributi i tij në fushatën e fundit zgjedhore të 2017 ishin në qendër të një analize të gjatë pasi zona e tij, në kufi me Durrësin, ishte e vetmja ku PS humbi vota. E vetmja njollë blu në një det me vota mavì. Megjithatë, meqë sapo ka hyrë në kabinet, është e mundur të rri aty ku është. Vota si ministër: 4 / Dobishmëria për fushatë zgjedhore: 3
Blendi Klosi – Edhe për Klosin vlen përkufizimi i ministrit politik, dhe me eksperiencë të gjatë në shumë zgjedhje. Covidi19 nuk po e ndihmon në misionin e tij primar të promovimit të turizmit dhe administrimi i plazheve që i është besuar në këtë fillim sezoni duket skandaloz. Nga këndvështrimi zgjedhor, është më mirë që të qëndrojë. Vota si ministër: 5 / Dobishmëria për fushatën: 7+
Tani i takon Edi Ramës të vendosë nëse duhet të përballojë fushatën vendimtare elektorale të 2021 duke shfrytëzuar vetëm energjitë e veta, apo të shpërndajë forcat dhe përgjegjshmërinë edhe në ”oficerët” e tij të lartë por që nuk mund të nisen në betejë të “paarmatosur”. Zgjedhja është në duart e tij.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama në Kosovë. Sipas Beri...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’, kolonelin italian Fabio Cornacchia. Motivacioni për titullin sipas pr...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet e një prej ditëve të punës së Patrullave të Policisë së Shtetit, që shkojnë derë më derë tek personat...
TIRANË- Partia Demokratike denoncon se në Shkodër ka mungesë tamponësh. Bardh Spahia, ish-deputet i PD në këtë qark, shkruan në rrjetet sociale se një paci...
TIRANË- Media ruse Sputnik i ka kushtuar një shkrim me nota shqetësimi, vizitës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Tiranë dhe konferencës me kry...
Edi Rama, duket se po bëhet gati për një operacion politik të ngjashëm me vitin 2016-2017, si një manovër përpara zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit. Burime t...
POGRADEC- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takime me fermerët e Pogradecit. Basha teksa ka dëgjuar problemet e fermerëve ...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamdi Jupe, ka folur sot për situatën politike në vend, por dhe për ata që janë pjesë e saj. Në një intervistë n...