PAQARTËSIA/ Rama duhet të shkarkonte veten jo Cakajn, historia e pazakontë e ministrit që nuk u dekretua kurrë
29 Dhjetor 2020, 12:47Nga DOSJA
TIRANE- 5 vite pas drejtimit të Ditmir Bushatit, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u gjend pa ministër. Në janar të vitit 2019, kryeministri Edi Rama propozoi si zëvendësuesin e Bushatit, një djalë të ri. Gent Cakaj, shqiptar i Kosovës u dërgua për dekretim tek presidenti Ilir Meta. Aty, Cakaj ngeci në rrjetën e skanimit të presidencës.
Meta ktheu dekretin për Gent Cakajn duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, mungesën e përvojës si dhe shkeljen që ka konsumuar pasi prej 7 muajsh ka mbajtur detyrën e zv/ministrit pa qenë i pajisur më parë me certifikatë sigurie. Certifikatën e Sigurisë DSIK, Cakaj e mori 24 orë pasi aplikoi, kohë që përkonte me momentin kur qeveria e kishte propozuar për ministër të Jashtëm.
Por qeveria nuk humbi kohë. Bazuar në një model grek, kryeministri Edi Rama, nuk ndërroi kandidaturë për të bindur Ilir Metën. Ai dërgoi veten si emrin e ri të Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë. Kryeministri, njësoj si 8 burra të tjerë të shtetit shqiptar, zgjodhi të mbante dy poste qeveritare, edhe atë të kryeministrit, edhe të Ministrit të Jashtëm. I frymëzuar nga Ismail Qemali, Edi Rama eci në “gjurmët” e tij. Dhe Ilir Meta nuk e refuzoi.
Pa humbur kohë, më 23 janar 2019, kryeministri Edi Rama i delegoi Gent Cakajt dekretin që iu dha një ditë më herët nga kreu i shtetit në Presidencë. “Është fjalë më e shkurtër në jetën time. Unë në funksionin tim si ministër i jashtëm i delegoj zotit Gent Cakajt drejtimin e kësaj Ministrie dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare”, u shpreh Rama, ndërsa Cakaj e krahasoi veten me poetin shqiptar, Ali Podrimja.
Muajtë kaluan dhe Cakaj nuk po shkëlqente siç pritej. Ministri i ri, më shumë sesa integrimi, u komentua në media për problemet me artikulimin, për shkak të termave kompleksë që përdorte në komunikim, ndryshe nga shefi popullor. Hyri i dobët dhe doli më i plotë, ky është një kujtim që me siguri nuk do të harrohet për Cakajn.
Por a ka vlerë sot emërimi i Olta Xhaçkës?
Sot, Gent Cakaj largohet nga qeveria shqiptare si ministër i deleguar, ndërsa në vend të tij, vjen Olta Xhaçka, socialistja që drejtoi për 3 vite ministrinë e Mbrojtjes. Por a ka vlerë kushtetuese emri i Xhaçkës?
Kryeministri Edi Rama për të mundësuar dekretimin e Olta Xhaçkës tek presidenti Ilir Meta duhet të lirojë së pari veten nga detyra e Ministrit të Jashtëm. Në të kundërt, njësoj si Cakaj edhe Xhaçka do të mjaftohet me dekretin e marrë nga Edi Rama dy vite më parë tek “armiku” në Presidencë, duke ushtruar detyrën e Ministres, me kompetenca direkte tek kryeministri.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Lëvizje të tjera në qeveri, këtë herë në nivel zëvendës ministrash. Dosja.al ka mësuar se Etjen Xhafaj, është emëruar zv/ministër i Infrastrukturës...
Politike29 Dhjetor 2020, 12:28
TIRANË -Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi para të rinjve se kur të vijë partia e tij në pushtet nuk do të mbetet asnjë bijë dhe bij pa studiuar.Tregu ...
TIRANË–Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin studimet.‘Asgjë nuk ësh...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë ka përgëzuar Niko Peleshin për kalimin e tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Në një status në rrjetet soc...
Politike29 Dhjetor 2020, 12:07
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përgëzuar Olta Xhaçkën për kalimin e saj nga Ministria e Mbrojtjes tek ajo për Europën dh...
TIRANË– Të rinjtë që nuk përfundojnë dot studimet për shkak të gjendjes ekonomike! Me këta të rinj kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvillua...
TIRANË–Niko Peleshi mori sot drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, pas 4 vitesh i lënë në hije nga kryeministri Edi Rama. Peleshi, deputet i qarkut të Kor&c...
TIRANË– Ndryshime të papritura në qeveri! 4 muaj para zgjedhjeve, ministri i deleguar i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka dhënë dorëheqjen. Ky është version...
TIRANË–Gent Cakaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Jashtëm. Pas këtij lajmi pasoi dhe emërimi i tij në Ministrinë e Brendshme e për pasojë kali...
TIRANË– Ministri në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj ka sqaruar largimin e tij nga ky post nga kryeministri Edi Rama. Në një sqarim zyrtar të Ministri...