Politike

Deti ia “hëngri” kokën?! Përmbushet “profecia” e Ramës, kryeministri e parandjeu ikjen e Cakajt: Sa herë kollitet A

29 Dhjetor 2020, 13:08 Nga DOSJA
Deti ia “hëngri” kokën?! Përmbushet

TIRANE– “Sa herë tështin apo kollitet dikush në Athinë këtu plas rrufa e madhe për luftë me pushtet”,tha kryeministri Edi Rama paraditen e sotme, para se në zyrë të njihej me dorëheqjen e parevokueshme të ministrit të tij të deleguar, Gent Cakaj. Cakaj, ministri më i ri në moshë i kabinetit Rama 1, i padekretuar, por me një autoritet të deleguar nga kryeministri, do të duhet të ishte politikani më i rëndësishëm në Shqipëri përgjatë dy viteve që drejtoi Ministrinë e Jashtme.

Pandemia, çelja e datës për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, marrëdhëniet me fqinjët dhe marrëveshja për Detin me Greqinë, ishin disa nga sfidat që Cakaj dhe shefi i tij, ministri i vërtetë i Jashtëm, do të duhet të përballeshin në këtë mandat.

Nëse për pandeminë, të dy u justifikuan me faktin se Shqipëria është një vend i vogël, apo me datën e konferencës se BE-ja ka problemet e saj të brendshme, zgjerimi i beftë me 12 milje i Greqisë në Detin Jon, dhe reagimet që pasuan në Shqipëri, i kanë shkaktuar një presion qeverisë. Kjo konfirmohet nëpër rreshta edhe në reagimet e dy protagonistëve. I pari, kryeministri Edi Rama nuk njofton në asnjë moment se Cakaj u vetëlargua, si në rastin e Besa Shahinit. “Ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës”-thotë Rama, duke sqaruar se nuk ishte momenti i volitshëm për Cakajn, por për qeverinë shqiptare.

Ndërkohë që vetë Cakaj, kërkoi një largim me “nder”. Në njoftimin me gjasë të fundit, që zyra e tij e shtypit iu dërgoi mediave, thuhet se ““Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.” Cakaj lë të sqaruar se nuk ka asnjë ambicie për t’u përfshirë në politikën shqiptare, e as në zgjedhjet që janë në afrim. 

A pati një presion të vazhdueshëm mbi të, sa herë që siç tha kryeministri, në Athinë tështin apo dikush kollitet?

A u rrëzua Cakaj nga froni i djalit “më të lexuar në trevat shqiptare”, (superlativë e shprehur nga kryeministri Edi Rama), për shkak të kulisave në Partinë Socialiste që e shihnin si jo të denjë për postin që mbante? A ishte Greqia, pika që derdhi gotën?

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gent cakaj largohet gent cakaj edi rama gent cakaj largohet gent cakaj

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 12:28

TIRANË -Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi para të rinjve se kur të vijë partia e tij në pushtet nuk do të mbetet asnjë bijë dhe bij pa studiuar.Tregu ...

Politike 29 Dhjetor 2020, 12:07

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përgëzuar Olta Xhaçkën për kalimin e saj nga Ministria e Mbrojtjes tek ajo për Europën dh...