Politike

Gjykata Kushtetuese me 7 anëtarë/ Sonila Bejtja betohet para Metës: Do ti qëndroj besnike Kushtetutës. Dosjet hapen ‘

29 Dhjetor 2020, 09:20 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese me 7 anëtarë/ Sonila Bejtja betohet para

TIRANË– Sonila Bejtja, anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese ëshë betuar ditën e sotme në ambientet e Presidencës. Ky betim është bërë publik nga vetë presidenca të cilët me anë të një njoftimi për shtyp bëjnë të ditur se me këtë betim bëhet plotësimi i vendeve vakante që janë në Gjykatën Kushtetuese.

Sonila Bejtja u betua para Presidentit Meta, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe duke u zotuar se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”

Gjykata Kushtetuese, pas plotësimit prej 7 gjyqtarësh, ditën e sotme ka njoftuar që duke nisur që nga janari i vitit 2021, do të nisë shqyrtimi i padive, të cilat sipas Gjykatës disa prej të cilave presin në raft prej vitesh. Një ndër to është edhe padia e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi për zgjedhjet e 30 qershorit, në të cilat nuk mori pjesë dhe fitues u shpall kandidati socialist, Valdrin Pjetri.

Gjykata Kushtetuese u bë funksionale disa ditë më parë me betimin e anëtarit të gjashtë të saj, Përparim Kalo. Institucioni përbëhet nga 9 anëtarë, 3 që zgjidhen nga kreu i shtetit, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë e cila ende nuk është funksionale. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ngritja e gjykates kushtetuese nis ringritja e gjykatës kushtetuese sonila bejtja ngritja e gjykates kushtetuese nis ringritja e gjykatës kushtetuese sonila bejtja

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 12:28

TIRANË -Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi para të rinjve se kur të vijë partia e tij në pushtet nuk do të mbetet asnjë bijë dhe bij pa studiuar.Tregu ...

Politike 29 Dhjetor 2020, 12:07

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përgëzuar Olta Xhaçkën për kalimin e saj nga Ministria e Mbrojtjes tek ajo për Europën dh...