Sport

“Jashtëtokësori” Mesi, barazon rekordin historik të “Mbretit” Pele

20 Dhjetor 2020, 05:27 Nga DOSJA

SPANJE – Tani, ylli argjentinas dhe legjenda braziliane, janë të barabartë. Rekordi i “Mbretit” është mbërritur, me gjasa për t’u kaluar. Ata kanë shënuar nga 643 gola me fanelën e një klubi. Pele me Santosin, ndërsa Mesi me Barcelonën.

Goli i Leo Mesit, në barazimin e së shtunës 2-2 ndaj Valencias në javën e 14-t të La Ligës, i mjaftoi “Pleshtit” argjentinas për të barazuar rekordin e legjendës Pele, si lojtari me më shumë gola të realizuar në një klub të vetëm.

Leo Mesi i ka realizuar 643 golat në 748 ndeshje, duke arritur një mesatare më të mirë se sa Pele, që 643 golat me Santosin i ka shënuar në 11 ndeshje më shumë të luajtura.

Gjithsesi, barazimi i këtij rekordi historik personal, shumë shpejt pritet të përmirësohet nga Leo Mesi, që këtij e tutje do të ulet i vetëm në “kolltukun” e këtij rekordi unik dhe tepër të vështirë për t’u tejkaluar në historinë e futbollit botëror.

 

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport argjentinasi barcelona legjenda pele leo mesi mbreti pele pele pleshti santos argjentinasi barcelona legjenda pele leo mesi mbreti pele pele pleshti santos

Sondazh

Poll