Sport

Trajneri Daja e kritikoi, braziliani Melo “paralajmëron” lamtumirën…

20 Dhjetor 2020, 04:52 Nga DOSJA

TIRANE – Krisja e marrëdhënieve në klubin e kuq të Partizanit, midis mesfushorit brazilian Uilliam Kordero Melo me trajnerin Ilir Daja, tashmë është zyrtarizuar publikisht dhe nuk mund të trajtohet si një “problem brenda familjes”.

“Sa për Melon, po ju them një fakt. Nëse ne kemi një humbje me Kastriotin, një humbje me Vllazninë, një penallti me Teutën, janë tri ndeshje ku Melo futet 20-25 minuta dhe në vend që të ruajmë balancat, ne ç’rreshtohemi. Askush nuk e ka vendin të sigurt në formacion. Më mirë të luajë një lojtar i ri, se sa një lojtar që ndoshta emrin ka dhe në fushë nuk jep asgjë“,- ka deklaruar trajneri Ilir Daja, në një lidhje me emisionin “Gol pas Goli” pas ndeshjes ndaj Bylisit.

Por fjalët e Dajës nuk janë pritur mirë nga 27-vjeçari brazilian Melo, i cili në 109 minutat që është aktivizuar në radhët e Partizanit, ende nuk ka shënuar asnjë gol në kampionat, pa llogaritur atë të Kupës së Shqipërisë

Mesfushori ka reaguar, duke “paralajmëruar” edhe një divorc me klubin e “Demave”. Në një postim në “Instagram”, Uilliam Kordero Melo, që sezonin e kaluar ishte titullar, ka shkruar: “Ishte bukur për aq sa zgjati, për mua është mjaftueshëm”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport braziliani melo paralajmerohet divorci partizani trajneri ilir daja braziliani melo paralajmerohet divorci partizani trajneri ilir daja

Sondazh

Poll