Sport

VIDEO/ Juventus “fluturon” me Cristiano Ronaldon, 4 gola Parmës dhe i afrohen kreut të klasifikimit

19 Dhjetor 2020, 21:44 Nga DOSJA
VIDEO/ Juventus “fluturon” me Cristiano Ronaldon, 4 gola Parmës

ITALI– Juventus mund Parmën me shifrat 4-0 në javën e 13-të të Serie A. Bardhezinjtë barazojnë me pikë Interin dhe tani i ushtrojnë presion kreut të klasifikimit dhe tani ndodhet vetëm një distancë larg nga Milani i vendit të parë. Një takim që foli vetëm për Juventusin e Andrea Pirlos.

Bardhezinjtë zhbllokuan rezultatin në minutën e 23-të me anë të Kulusevskit, ndërsa dyfishimi erdhi disa minuta më vonë me Cristiano Ronaldon i cili nuk fali në atë goditje me kokë. 5 herë fituesi i Topit të Artë e shënoi të dytin personal sapo nisi pjesa e dytë, këtë radhë i shërbyer nga Ramsey, ndërsa llogaritë me Parmën i mbylli Alvaro Morata, pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus parma ronaldo juventus parma ronaldo

Sondazh

Poll