Sport

Dhunuan arbitrin në Delvinë, FSHF me deklaratë zyrtare: U bëjmë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që…

19 Dhjetor 2020, 18:48 Nga DOSJA
Dhunuan arbitrin në Delvinë, FSHF me deklaratë zyrtare: U

SHQIPËRI-Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit Elis Pulaj gjatë ndeshjes Delvina-Albpetroli, e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Dytë, Grupi B.Njëkohësisht, Federata e Futbollit kërkon nga organet ligjzbatuese që të marrin masa të forta për të ndalur aktet e dhunshme, që prishin imazhin e futbollit.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që veprojnë sa më parë për të ndaluar shkaktarët e dhunës dhe t’i vënë ata para drejtësisë. Sakaq, Federata Shqiptare e Futbollit do të caktojë një inspektor disipline për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me incidentin dhe dhunën ndaj gjyqtarit.Është e papranueshme që futbolli të penalizohet për shkak të disa individëve të dhunshëm e të papërgjegjshëm.

Federata e konsideron të rëndë ngjarjen e ndodhur në Delvinë e që nuk ka asnjë lidhje me lojën e futbollit dhe frymën e “Fair Play”. Së fundmi kërkojmë nga sportdashësit, që të distancohen nga veprime të tilla të dhunshme, që nuk kanë asnjë lidhje me lojën e bukur të futbollit, por vetëm e dëmtojnë atë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport delvine elis pulaj delvine elis pulaj

Sondazh

Poll