Sport

VIDEO/ Tirana vazhdon me luhatjet, Skënderbeu i merr pikë, Teuta vuan ndaj Apolonisë por…

19 Dhjetor 2020, 15:32 Nga DOSJA
VIDEO/ Tirana vazhdon me luhatjet, Skënderbeu i merr pikë, Teuta vuan

SHQIPËRI– Tirana ndal hapin në momentin që nuk duhej. Bardhelutë nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Skënderbeut. Sfida zhvilluar në Korçë foli për vendasit të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Marës vetëm pak para fundit të pjesës së parë.

Në minutën e 66-të Tirana mbeti me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të Ismailgecit.Megjithatë kryeqytetasit reaguan mirë dhe arritën të rikthejnë baraspeshën me anë të kapitenit Batha, ndërsa deri në fund i shkuan pranë edhe golit të fitores, por nuk ia dolën të marrin 3 pikët në transfertën korçare.

Teuta harron 6 barzimet rradhazi dhe rikthehet të fitojë kundër Apolonisë me shifrat 1-0.
Durrsakët ende vuajnë ngërçin psikologjik pasi ende nuk dalin në lojën e tyre pavarësisht elementëve që zotëron klubi durrsak. Golin e vetëm të takimit e shënoi Lorenco Vila në pjesën e parë, duke ngjitur në vendin e 4-të skuadrën në kuotën e 13 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport apolonia skenderbeu teuta tirana apolonia skenderbeu teuta tirana

Sondazh

Poll