Sport

VIDEO/ Lewandowski bën për “aspirina” Bayer Leverkusen, goli në sekondën e fundit vulosi ndeshjen

19 Dhjetor 2020, 19:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Lewandowski bën për “aspirina” Bayer Leverkusen,

GJERMANI– Bayern Munich fiton në sekondat e fundit përballjen e javës së 13-të të Bundesligës kundër Bayer Leverkusen. Një rezultat që po shkonte drejt 1-1 por Robert Lewandowski arriti ti ngrijë buzëqeshjen Leverkusenit vetëm në sekondat e fundit. Një takim që nisi mirë për Leverkusen të cilët arritën të kalonin të parët në avantazh me anë të Patrick Schik.

Ish-sulmuesi i Romës shënoi në minutën e 14-të të takimit pas një goditje të bukur brenda zonës.Bayern Munich u kthye në lojë në minutat e fundit të pjesës së parë me të zakonshmin Robert Lewandowski që shënoi për 1-1.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej, në skenë doli Lewandowsi që arriti të shënonte pas topit të dhënë nga Joshua Kimich për 2-1. Bayern Munich me këtë fitore kthehet në vendin e parë me 30 pikë, dy më shumë se Leverkusen e Rb Leipzig.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayer leverkusen bayern munich lewandowski bayer leverkusen bayern munich lewandowski

Sondazh

Poll