Sport

Partizani, tani problemin e ka me golin, Bylis kthehet në “makth”, ja sa vjet kanë të kuqtë që nuk fitojnë ndaj ballsh

19 Dhjetor 2020, 18:04 Nga DOSJA
Partizani, tani problemin e ka me golin, Bylis kthehet në

ELBASAN– Për Partizanin ndeshja kundër Bylisit duhej fituar me patjetër. Kjo për vetë faktin se Vllaznia dhe Kukësi dy skuadrat që ndodhen në kreun e tabelës u ndalën. Takimi zhvilluar në “Elbasan Arena” nuk prodhoi asnjë gol, 90 minutëshi ishte gjithashtu i ngadaltë dhe me dy skuadrat që nuk arritën në asnjë moment të ishin kërcënues në portat respektive.

Katër takime radhazi që të kuqtë nuk gjejnë rrugën e rrjetës, çka tregon krizën në finalizimin e aksioneve, me Solomon që vazhdon të shpërdorojë raste të pastra. Partizani e mbyll fazën e parë të Superiores në vendin e tretë me 13 pikë, 6 më pak se Vllaznia. Duhet thënë se Partizanit ka që nga marsi i vitit 2016-të që nuk fiton me Bylisin, duke u kthyer kështu në tmerrin e të kuqëve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis partizani bylis partizani

Sondazh

Poll