Sport

VIDEO/ Messi shënon golin e 643-të, por Barcelona nuk mban dot hapin e fituesit, Valencia e bllokon në “Camp Nou”

19 Dhjetor 2020, 17:43 Nga DOSJA
VIDEO/ Messi shënon golin e 643-të, por Barcelona nuk mban dot hapin e

SPANJË– Pas dy fitoreve rradhazi, Barcelona nuk e mban dot ritmin dhe ndalet nga Valencia. Takimi zhvilluar në “Camp Nou” përfundoi me shifrat 2-2 në një ndeshje me ritëm dhe gola. Ndeshja nisi malore për Barcelonën që e pa veten në disavantazh kur në minutën e 29-të  Diakhaby iu shkëput mbulimit të mbrojtjes dhe nuk e pati të vështirë të mposhtte portierin Ter Stegen.

Kur po mbyllej pjesa e parë mbrojtësi i Valencias, Jose Gaya ndërhyn ndaj Griezman dhe gjyqtari akordon 11-m. Pranë topit shkon Messi, fillimisht portieri Domenech bën mrekullinë përballë argjentinasit, por në vijim të aksionit Messi shënon lehtësisht me kokë në shtyllën e dytë, 1-1.

Me këtë gol Messi barazon legjenden Pele, pasi arrin shifrën e 643 finalizimeve vetëm me një klub (Pele e arritur këtë numër golash me Santosin).Barcelona mori epërsinë në të 52-tën pas golit të Araujos me një goditje të befasishme brenda zonës, por rezultati do të barazohej në të 69-ën nga Gomez, i shërbyer nga Jose Gaya.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona messi valencia barcelona messi valencia

Sondazh

Poll