Sport

Goditet gjyqtari në Sarandë, përfundon në spital

19 Dhjetor 2020, 16:51 Nga DOSJA
Goditet gjyqtari në Sarandë, përfundon në spital

SARANDE – Pavarësisht mungesës së trifozëve në stadiume, ata thuajse gjithmonë i ndjekin ndeshjet e skuadrave të tyre, sidomos në qytetet e vogla nga muret rrethuese të stadiumeve apo fushave ku zhvillohen ndeshjet. Dhe mjafton pak për të krijuar incident.

Kështu njëri prej gjyqtarëve në ndeshjen Delvina-Albpetrol, e planifikuar për t’u luajtur sot në orën 13:30, në stadiumin “Panajot Pano”, ka përfunduar në spital, pasi u qëllua me gurë në kokë. Ka qenë një tifoz, që nga jashtë stadiumit ka qëlluar me gurë në drejtim të njërit prej asistentëve, duke e plagosur në kokë.

Si pasojë, asistenti E. P. është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, A.H., i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia njofton se ka rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll