Sport

Për arsye shëndetësore Daja mungon në Partizani-Bylis, vet-izolohet në shtëpi

19 Dhjetor 2020, 18:22 Nga DOSJA

TIRANE – Ilir Daja ka munguar sot në stadiumin “Elbasan Arena”, për shkaqe shëndetësore, ndërkohë që mësohet, se ai është vet-izoluar për të shmangur ndonjë komplikacion të mundshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Partizanit, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale. Skuadrën e Partizanit në sfidën ndaj Bylisit të Ballshit, në kuadër të javës së fundit të fazes së pare, e kanë drejtuar ndihmësit Kalari, Pollozhani, dhe Bozhiqi.

“FK Partizani njofton se traineri Ilir Daja do të mungojë sot në takimin Partizani – Bylis i vlefshëm për javën e 9 të kategorisë superiore dhe ekipi do të drejtohet nga ndihmësit e tij Pollozhani, Kalari dhe Bozhiqi. Traineri Daja ka patur disa shqetësime gastrointestinale të shoqëruara me një gjendje të lehtë virale.

Duke ju përmbajtur dhe respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore në këtë situatë të pandemisë së covid 19 Daja është vetëizoluar në shtëpi. Klubi i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në drejtimin e skuadrës trainerit Ilir Daja,”- njofton klubi i Partizanit.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ilir daja klubi partizani protokolli anti-covid vet-izolohet ilir daja klubi partizani protokolli anti-covid vet-izolohet

Sondazh

Poll