Sport

Fanela legjendare e Rosit në Itali-Brazil del në ankand. Por duhen 50 mijë dollarë…

15 Dhjetor 2020, 16:19 Nga DOSJA

ITALI – Fanela e Paolo Rosit, “ajo” uniforma blu me numër 20, me të cilën Pablito, më 5 korrik 1982, në Kupën e Botës në Spanjë, shënoi tre gola ndaj Brazilit është në shitje për 50 mijë dollarë, pak më shumë se 40 mijë euro me kursin e këmbimit actual. Por me një kusht: “Unë dua që dikush i lidhur me botën e sportit ta blejë atë”.

Kështu është shprehur nga shtëpia e tij në Ribeireo Preto të Brazilit, “pronari” legjitim i trashëgimisë, Juninjo Fonseka, 62 vjeç, mbrojtësi rezervë i Brazilit në Kupën e Botës 1982, i cili ishte në stol më 5 korrik, në një rrëfim për “La Gazzeta dello Sport”.

Juninjo Fonseka në 1982 luajti në Ponte Preta, pastaj u transferua në Korinthians, Vasko da Gama dhe Kruzeiro, ndërkohë që në Japoni fitoi dy kampionate me Yomiuri. Si trajner, karriera më e madhe e tij ishte stoli i Korinthians, në 2003-2004.

Juninjo, ne nuk jemi ekspertë të gjërave sportive, por 50 mijë dollarë për fanelën e Rosit me numër 20, në ndeshjen Itali-Brazil 3-2, nuk duken shumë. Ndoshta ju mund të merrni më shumë nga ajo?

“Nuk e di, unë mendoj se për mua ato janë të mjaftueshme, por le të shohim, nëse dikush ofron më shumë, aq më mirë. E rëndësishme është që fanela të përfundojë në duar të mira. Eshtë një ish-lojtar nga Brazili që ma kërkon me insistim, por deri më tani nuk kemi gjetur një marrëveshje. Jo, nuk dua të them kush është ai”.

A mund të na tregoni si e morët atë?

“Unë isha në stol atë ditë. Në fund të lojës unë hyra në dhomën e zhveshjes italiane, sepse doja të shkëmbeja fanellën time me numër 14 me një fanelç “axurra”. Unë nuk kisha pretendime, mjaftonte ndonjë fanelë. Dikush, nuk mbaj mend kush, sigurisht jo një lojtar, mbase një nga personeli i magazinës ose teknikët, nuk e di, por më dha një çantë me fanela brenda. Nuk pashë se çfarë numrash ishin. Kur dola nga atje, hodha një vështrim: ishte numri 20”.

A jeni i sigurtë se ajko është fanela e përdorur nga Rosi në ndeshje? Ndoshta ishte një fanelë rezervë, e papërdorur me numrin 20?

“Jo, ishte e ndyrë, dua të them plot djersë. Ishte ai që ai kishte veshur në fushë, jam i sigurtë.”

Në të gjitha këto vite, ku e keni mbajtur fanelën?

“Për një kohë të gjatë ajo mbeti në një valixhe në shtëpinë time në Olimpia, qyteti brazilian ku kam lindur dhe rritur, gjithashtu në shtetin e Sao Paulos. Pastaj u vendosa në Ribeirao Preto dhe tani është këtu me mua, në një varëse”.

Çfarë po bën sot?

“Unë nuk stërvitem më, unë jam një komentator për radion Rede Fé dhe kam një kanal në Youtube.”

Besohet se fanela historike me numër 20 e Paolo Rosit do të kthehet në Itali. Ndoshta Federata Italiane e Futbollit mund të kujdeset për të, mbase përmes Muzeut të Futbollit të Koverçianos.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport axurra boterori spanje 1982 fanela me numrin 20 federata italiane e futbollit itali-brazil me 1982 paolo rosi axurra boterori spanje 1982 fanela me numrin 20 federata italiane e futbollit itali-brazil me 1982 paolo rosi

Sondazh

Poll