Sport

Momenti kur Genoa i tha jo Lewandowskit, sulmuesi polak tregon prapaskenën interesante me skuadrën italiane

15 Dhjetor 2020, 09:17 Nga DOSJA
Momenti kur Genoa i tha jo Lewandowskit, sulmuesi polak tregon prapaskenën

POLONI-Historia e futbollit përbëhet nga shumë gjëra: gëzime, emocione, zemërim, zhgënjime, por edhe njohuri të jashtëzakonshme që në disa raste mund të kthehen edhe në keqardhje të pabesueshme. Skuadra e Genoas i tha jo firmës me Lewandowskin. Në vitin 2010, Lewandowski në atë kohë luante me Lech Poznan. Vetëm 21 vjeç, ai shënoi 18 gola në 28 ndeshje.

Gjithçka u sfumua kur ekipi polak kërkoi 4.5 milionë euro, një shifër që u duk goxha e madhe për ekipin italian. Sulmuesi që po udhëheq Bayernin drejt sukseseve të shumta dhe që pritet të fitojë çmimin e më të mirit të vitit nga FIFA ka treguar këtë prapaskenë interesante.

“Në Itali luajnë shumë futbollistë nga Polonia. Kur isha më i ri dhe aktivizohesha me Lech Poznan, mund të zgjidhja midis disa skuadrave për të vazhduar karrierën, përfshirë edhe ato italiane. Isha shumë afër transferimit te Genoa. Vizitova stadiumin dhe qendrën stërvitore të klubit, por unë doja një ekip që luante në Champions League dhe zgjodha Dortmund. Mendoj se mora një vendim të mirë duke parë se ku kam mbërritur tani“.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport genoa lewandowski genoa lewandowski

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2020, 20:09

Maradonës vazhdojnë “t’i lindin” fëmijë…

ARGJENTINE – Ndarja nga jeta e Maradonës është kthyer në një kalvar të panumërt të panjohurash apo pak të ditura në kohën kur ai jetonte. Këtë herë mediat nga A...

Sport 14 Dhjetor 2020, 11:38

Bota e futbollit në zi, shuhet Zherard Hulie

FRANCE – Ndërron jetë në moshën 73 vjecare ish-trajneri Zherard Hulie. Francezi ka drejtuar Liverpoolin në periudhën 1998-2004 duke fituar 5 trofe mes te cilave...