Sport

Partizani në Lozanë të Zvicrës për çështjen “Çinari”, ja vendimi që është dhënë për merkaton e të kuqëve

15 Dhjetor 2020, 14:51 Nga DOSJA
Partizani në Lozanë të Zvicrës për çështjen

TIRANË-Klubi i Partizanit, nëpërmjet një njoftimi për mediet, ka bërë të ditur së është zhvilluar sot në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, më Lozanë të Zvicrës, seanca gjyqësore në lidhje me çështjen “Çinari”. Klubi i kuq siguron se brenda dhjetorit do të merret vendimi, por pa dhënë detaje në lidhje me ecurinë e seancës dhe pritshmëritë e kampit të kuq.

Në këtë proces, Partizani sot është përfaqësuar nga Olsi Rama, avokati Juan de Dios Crespo Peres dhe zyra e avokat Antonio Conte. Ndërkaq, te të kuqtë kanë shpresë se do të mund ta zhbllokojnë merkaton në muajin janar, ndërsa në njoftimin e dhënë nga klubi theksohet se një vendim do të vijë brenda muajit dhjetor.

Njoftimi i Partizanit

“Pranë KAS-it, në Lozanë të Zvicrës është zhvilluar sot, “online”, si pasojë e pandemisë COVID-19, seanca e programuar gjyqësore për çështjen e Erald Çinarit. Në komunikimin me panelin e KAS-it, palët kanë paraqitur të gjitha pretendimet e tyre si dhe janë dëgjuar deklaratat e dëshmitarëve të përfshirë në këtë proces.

 

FK Partizani është përfaqësuar në këtë seancë gjyqësore “online”, nga Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, si dhe avokati i mirënjohur, Juan de Dios Crespo Peres, dhe zyra e avokat Antonio Conte. Ky grup ka punuar intensivisht përgjatë gjithë kësaj periudhe për përgatitjen sa më efikase të mbrojtjes dhe demonstrimit të pafajësisë sonë. Pritet që vendimi nga KAS-t të merret brenda muajit dhjetor.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cas partizani cas partizani

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2020, 20:09

Maradonës vazhdojnë “t’i lindin” fëmijë…

ARGJENTINE – Ndarja nga jeta e Maradonës është kthyer në një kalvar të panumërt të panjohurash apo pak të ditura në kohën kur ai jetonte. Këtë herë mediat nga A...