Sport

Grushta me trajnerin Gasperini, ylli i Atalantës në janar drejt Interit ose Milanit

15 Dhjetor 2020, 12:04 Nga DOSJA
Grushta me trajnerin Gasperini, ylli i Atalantës në janar drejt

ITALI-Dashuria mes Alejandro Gomez dhe Atalantës ka përfunduar dhe në janar mund të ketë një ndarje përfundimtare. Raportet mes kapitenit bergamask dhe trajnerit Gasperini janë më të tensionuara se kurrë dhe vështirë se mes tyre do të ketë një pajtim. Sipas mediave gjithçka lidhet në ndeshjen ndaj danezëve të Midtjylland, ku Gasperini dhe Gomez patën një debat, që mjaftoi për të përçarë edhe dhomat e zhveshjes të skuadrës.

Një rrufe në qiell të hapur për Atalantën, por jo për skuadrat e tjera që ka hapur një derë për merkaton e janarit.Milan e shikon si një alternativë të Calhanoglus për shkak se turku nuk ka rinovuar ende, po ashtu edhe Inter që është interesuar për De Paul të Udineses, por kerkesa e friulianëve është e lartë, plot 30 milion euro.

Atalanta, nga ana e saj, kërkon ta shesë për të hequr qafe “problemin”dhe mund të pranojnë një ofertë më të ulët.Ndoshta një shifër rreth 7/8 milion euro.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta gasperini gomez atalanta gasperini gomez

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2020, 20:09

Maradonës vazhdojnë “t’i lindin” fëmijë…

ARGJENTINE – Ndarja nga jeta e Maradonës është kthyer në një kalvar të panumërt të panjohurash apo pak të ditura në kohën kur ai jetonte. Këtë herë mediat nga A...