Sport

Pedro, lider i lindur: 33-vjeçari është gati për Romën, pas skualifikimit

15 Dhjetor 2020, 11:01 Nga DOSJA

ITALI – Një javë pushim ishte ajo që i duhej spanjollit. Pas skualifikimit ndaj Sasuolos (kartoni të parë i kuq në karrierë), që e bëri atë të humbasë Bolonjën, tani mesfushori Pedro është në gjendje të stërvitet në Trigoria me qetësi. Të enjten kundër Torinos, ai është gati të rifillojë vendin e tij nga minuta e parë në radhët e Romës.

Për kënaqësinë e Fonsekas, i cili me çiftin e formuar nga “ish”-i i Çelsit dhe Mkhitarian gjen interpretuesit e tij idealë në vijën e mesfushës. Një rol, ku Pelegrini dhe Vilar, nëse është e nevojshme, mund të bëjnë shumë mirë.

Për disa javë, spanjolli Pedro për Romën është bërë një lojtar shumë i çmuar, një lider. Me shtëpinë jo shumë larg Trigorias, një vilë në “Casal Palocco”, afër shumicës së shokëve të tij, së fundmi ai është bashkuar me tre fëmijët e tij dhe e dashura e tij Patricia po zbulon Romën. Edhe ajo është e integruar në mënyrë perfekte me grupin e bashkëshorteve të futbollistëve romanë.

E njëjta gjë vlen edhe për spanjollin 33-vjeçar, i cili pasi ka kaluar problemin e dëmtimit të shpatullës që nga ndeshja e tij e fundit me Çelsin, ka qenë në formë të përsosur. Pedro ka luajtur 15 ndeshje në Seria A, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 4 asiste, duke humbur vetëm ndeshjen kundër Bolonjës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 33-vjecari pedro bolonja mesfushori i romes mesfushori spanjoll pedro sasuolo seria a torino 33-vjecari pedro bolonja mesfushori i romes mesfushori spanjoll pedro sasuolo seria a torino

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2020, 20:09

Maradonës vazhdojnë “t’i lindin” fëmijë…

ARGJENTINE – Ndarja nga jeta e Maradonës është kthyer në një kalvar të panumërt të panjohurash apo pak të ditura në kohën kur ai jetonte. Këtë herë mediat nga A...