Sport

Milan, dëgjo Theo Hernandez: “Unë jam top. Do të qëndroja përgjithmonë”

15 Dhjetor 2020, 10:10 Nga DOSJA

ITALI – “Unë mendoj se jam në momentin më të mirë të karrierës sime,” tha Theo Hernandez në radion spanjolle “Onda Cero”. I freskët pas dopiedës të realizuar ndaj Parmës, mbrojtësi i Milanit, ka treguar përvojën e tij në Itali dhe momentin e ekipit.

“Për shumë vite, Milani nuk ka qenë si tani dhe unë mendoj, se mund t’ia marrim titullin Juventusin”, deklaroi lojtari, i cili mendon kuqezinjtë meritojnë më tepër këtë sezoni. Një lidhje e tij me “djajtë” që deri tani po shkon mirë: “Unë nuk e shoh Realin përsëri. Nëse do të mundja, do të qëndroja përgjithmonë te Milani”,– thotë mbrojtësi francez pa asnjë keqardhje.

“Kam qenë te Real Madridi shumë i ri dhe nuk kam pasur minuta. Ishte e komplikuar, sepse nuk kisha besimin që kam tani”,- e mbylli intervistën e tij Theo Hernandez me fjalë besnikërie që do t’i bëjë të lumtur tifozët kuqezi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport djajte kuqezinjtë mbrojtesi francez mbrojtesi i milanit milani real madrid theo hernandez djajte kuqezinjtë mbrojtesi francez mbrojtesi i milanit milani real madrid theo hernandez

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2020, 20:09

Maradonës vazhdojnë “t’i lindin” fëmijë…

ARGJENTINE – Ndarja nga jeta e Maradonës është kthyer në një kalvar të panumërt të panjohurash apo pak të ditura në kohën kur ai jetonte. Këtë herë mediat nga A...

Sport 14 Dhjetor 2020, 11:38

Bota e futbollit në zi, shuhet Zherard Hulie

FRANCE – Ndërron jetë në moshën 73 vjecare ish-trajneri Zherard Hulie. Francezi ka drejtuar Liverpoolin në periudhën 1998-2004 duke fituar 5 trofe mes te cilave...