Sport

Futbolli kinez hyn në një epokë të re, “tronditen” yjet që paguhen me miliona në shtetin aziatik

15 Dhjetor 2020, 15:34 Nga DOSJA
Futbolli kinez hyn në një epokë të re,

KINË-Futbolli kinez do të hyjë në një epokë të re. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të ketë një kufi pagash, duke shmangur kështu shifrat stratosferike që përfitonin futbollistët që vinin nga Europa. Qeveria por edhe Federata e Futbollit ka menduar një strategji ndryshe, gjithë këto para do të investohen në akademinë e klubeve, por edhe për të ndërtuar stadiume.

Liu Yi, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Kineze të Futbollit po udhëheq këto reforma. Sidoqoftë, klubet sezonin e ardhshëm do të duhet të kufizojnë pagat e çdo lojtari të huaj në 3 milionë dollarë. Ndërkohë që skuadrat nuk do të lejohen të shpenzojnë më shumë se 91.6 milionë dollarë.

Ish-futbollisti i Chelseat Oscar, përfiton më shumë se 25 milionë dollarë në vit dhe në këtë mënyrë braziliani do të jetë i detyruar ti nënshtrohet reduktimit të pagës, përfshirë edhe yjeve të tjerë që ndodhen në kampionatin kinez.

“Në tre-pesë vitet e fundit, të gjithë e kuptojnë se kampionati kinez është rritur sa i përket identitetit të markës dhe vlerës së saj”, thotë Liu.”Por shpenzimi i tepërt është jashtë logjike.”

Sipas shifrave, në vitin 2019 një klub kinez ka shpenzuar 180 milionë dollarë. “Nga 180 milionë, 70% deri në 80% shkojnë në xhepat e lojtarëve. Përfundon sekretari i përgjithsëm i shoqatës kineze të futbollit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hulk kine oscar hulk kine oscar

Sondazh

Poll