Sport

Agnelli mbyll çdo thashethem për rinovimin e Dybala-s: Do të jetë kapiteni i Juventusit të ardhshëm, për të një super o

15 Dhjetor 2020, 09:31 Nga DOSJA
Agnelli mbyll çdo thashethem për rinovimin e Dybala-s: Do të

ITALI-Çmimi Golden Boy 2020, në kategorinë “presidenti më i mirë i Evropës”, shkoi për Andrea Agnellin, i cili shfrytëzoi rastin për të bërë një vlerësim të Juventusit dhe sulmuesit të tij më të diskutuar: Ajo me Paulo Dybalën është një dashuri reciproke. Ka pasur një periudhë të vështirë, por do të jetë kapiteni ynë i ardhshëm. Nga ana jonë ka marrë një ofertë për rinovim, që do ta fusë në listën e 20 futbollistëve më të paguar në botë, ndaj tani presim përgjigjen e tij”, u shpreh Agnelli.Me këto fjalë, presidenti i Juventusit sqaroi pozicionin e Juve ndaj futbollistit argjentinas.

Presidenti i Juventusit foli gjithashtu edhe në lidhje me vendimin për ti besuar stolin Andra Pirlos.

“Disa kohë më parë nisa të arsyetoj për të afruar Pirlon si trajner, pasi më kishte hipnotizuar me idetë e tij për futbollin. Tani ka shumë modernizim në mënyrën e punës dhe të lojës, por edhe shumë ndjeshmëri në të gjithë stafin stërvitor. Industria e futbollit po kalon një krizë, por në 10 vitet e ardhshme, çfarë do modeli që të ndiqet, Juventusin ka për ta parë në krye si në Itali, ashtu edhe në Europë”, deklaroi presidenti Agnelli.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport agnelli dybala juventus agnelli dybala juventus

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2020, 20:09

Maradonës vazhdojnë “t’i lindin” fëmijë…

ARGJENTINE – Ndarja nga jeta e Maradonës është kthyer në një kalvar të panumërt të panjohurash apo pak të ditura në kohën kur ai jetonte. Këtë herë mediat nga A...

Sport 14 Dhjetor 2020, 11:38

Bota e futbollit në zi, shuhet Zherard Hulie

FRANCE – Ndërron jetë në moshën 73 vjecare ish-trajneri Zherard Hulie. Francezi ka drejtuar Liverpoolin në periudhën 1998-2004 duke fituar 5 trofe mes te cilave...