Sport

Serbët të tërbuar me deklaratën e Ibrës për Kosovën: “Lojë e ndryrë e shqiptarëve”!

15 Dhjetor 2020, 15:02 Nga DOSJA

SERBI – Shorti i Europa League, i hedhur dje në Nion të Zvicrës, vuri përballë Milanin e Ibrahimoviçit me serbët e Crvena Zvezdës, që drejtohen nga Dejan Stakoviç. Kësisoj, Zlatan Ibrahimoviç do të zbresë në stadiumin e Beogradit në muajin shkurt të vitit të ardhshëm me fanelën kuqezi.

Kjo e ka bërë median serbe “Kurir”, të risjellë në kujtesën e të gjithëve dhe të spekullojë turpshëm me një deklaratë e hershme të Ibrës, i cili ishte shprehur, se “Kosova është Serbi vetëm nëse mamaja ime është e virgjër”!

Një deklaratë të tillë të suedezo-boshnjakut “Kurir”, sot kas gjetur rastin cilësojë si një pronocim imagjinar të shqiptarëve dhe një gënjeshtër e madhe. “Lojë e ndyrë nga shqiptarët. Ata me turp përpiqen të fusin në grindje Ibrahimoviçin me serbët”, titullohet artikulli i publikuar sot, ndërkohë që vijon, duke hedhur baltë mbi shqipëtarët dhe duke nxitur urrejtje midis dy popujve.

“Në mediat shqiptare ekziston një prononcim imagjinar i lojtarit më të njohur, që ka shkaktuar jehonë në vendin e tyre. Sigurisht këtu ka një gënjeshtër të madhe”, përfundon artikulli i “Kurir”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda europa league kosova eshte serbi milani zlatan ibrahimovic crvena zvezda europa league kosova eshte serbi milani zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2020, 20:09

Maradonës vazhdojnë “t’i lindin” fëmijë…

ARGJENTINE – Ndarja nga jeta e Maradonës është kthyer në një kalvar të panumërt të panjohurash apo pak të ditura në kohën kur ai jetonte. Këtë herë mediat nga A...