Sport

“Maradona bënte gjëra absurde”, detektivi i punësuar nga Sevilla tregon sekretet e argjentinasit: Në atë shtëpi hynin

15 Dhjetor 2020, 15:11 Nga DOSJA
“Maradona bënte gjëra absurde”, detektivi i punësuar

SPANJË-Diego Armando Maradona në fushë ishte i përsosur, shumë më pak jashtë fushës së gjelbër. Në karrierën e legjendës kanë ndodhur shumë probleme që e kanë njollosur imazhin e tij. Pasi tregoi më të mirën e tij me fanellën e Napolit, ku u kthye në Zot të vërtetë, Maradona u transferua te Sevilla. Në Spanjë e dinin se çfarë talenti kishte Maradona, por edhe të mos mësuarit me rregullat, aq sa klubi vendosi të punësonte një detektiv, i cili u bë hija e tij. Emri i tij ishte Charlie, i cili në një intervistë për Vox Populi zbulon:

“Jetonte në një shtëpi ku kishte vetëm një rrugëdalje. Kështu që vendosëm një makinë atje dhe qëndronim aty me radhë. Në atë shtëpi hynin 18 ose 20 italianë dhe argjentinas, që vinin dhe shkonin, dukej si një supermarket. E kam bërë këtë punë për 30 vjet dhe e di se ç’njerëz ishin. Ishte katastrofë, një jetë e pazakontë për një sportist”.

Personi me emrin Charlie, që kishte hetuar jetën private të Maradonës, thotë se njerëzit më të cilët ai shoqërohej donin vetëm të përfitonin prej tij.

“Maradona ishte budalla, sepse ishte njeri i mirë, por kishte shumë parazitë pas tij që donin të thithnin gjithçka prej tij.”

Charlie më pas tregon truket e skuadrës së tij për t’u futur plotësisht në sferën personale të Maradonës.

“Arrita të infiltroja disa miq, kështu që e futëm në kurth. Diego u kthye në pesë të mëngjesit dhe në dhjetë ai duhej të ishte në qendrën sportive për t’u stërvitur. Kur “Pibe de Oro” vendosi të largohej nga Sevilla, iu vu përpara një material i pasur me të gjitha shkeljet që kishte bërë. Ata kursyen 150 milionë peseta (monedha e Spanjës në atë kohë) falë këtij materiali”, – përfundon Charlie.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maradona sevilla maradona sevilla

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2020, 20:09

Maradonës vazhdojnë “t’i lindin” fëmijë…

ARGJENTINE – Ndarja nga jeta e Maradonës është kthyer në një kalvar të panumërt të panjohurash apo pak të ditura në kohën kur ai jetonte. Këtë herë mediat nga A...