Sport

Paul Pogba mund të largohet në verë, Manchester United shënjestron yllin e Interit për të zëvendësuar francezin

15 Dhjetor 2020, 15:54 Nga DOSJA
Paul Pogba mund të largohet në verë, Manchester United

ANGLI-Largimi i Christian Eriksen nga Inter është i sigurtë. Muaji janar do ta gjejë lojtarin danez në një skuadër tjetër, pasi mesfushori nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte. 28-vjeçari u transferua nga Tottenham te Inter për shifrën e 20 milion eurove, por deri më tani nuk ka treguar asgjë. Në këto kushte edhe për Interin transferimi i tij merr prioritet.

“The Sun” shkruan se Manchester United është gati ta transferojë Eriksen që në muajin janar. Zikaltërit duan 30 milionë euro për kartonin e tij. “Djajtë e kuq” i rikthehen pistës Eriksen për shkak se po mendojnë të shesin Paul Pogba këtë verë, kështu ata do ta zëvendësonin francezin gjashtë muaj para dhe do të ishte diçka pozitive.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eriksen inter manchester united pogba eriksen inter manchester united pogba

Sondazh

Poll