Sport

Ibra: “Milani duhet të ëndërrojë “Scudetto”-n. Pioli: “Të kthehemi në Champions League”

15 Dhjetor 2020, 07:31 Nga DOSJA
Ibra: “Milani duhet të ëndërrojë

ITALI – Pas fitimit të çmimit të “Legjendës” dhënë nga “Gazzetta Sports Awards 2020”, Zlatan Ibrahimoviç ka folur përsëri për kthimin e tij te Milani, golat, “Scudetto”-n dhe punën që po bën për t’u rikthyer në fushë sa më shpejt të jetë e mundur pas dëmtimit.

“Skuadra duhet të ketë guximin të ëndërrojë të fitojë “Scudetto”-n. Ekipi është i uritur dhe i gatshëm, por duhet bërë më shumë,”– shpjegoi suedezi. “Unë jam duke u stërvitur shumë, filozofia ime është kjo: “Sa më shumë që stërvitem, aq më i fortë ndihem” – shtoi sulmuesi i Milanit. “Në të tridhjetat e ndjeva se duhej të bëja më shumë për t’u ndjerë mirë”.

“Gara për të arritur te “Scudetto” është e gjatë, por ne shpresojmë të vazhdojmë kështu. Duhet të besojmë në veten tonë dhe të mos dorëzohemi, gjithmonë duhet të bëjmë më shumë, – vazhdoi Zlatan. – A është karizma ngjitëse? Po, mendoj se mund t’ua transmetoj shokëve të ekipit. Milani është një sfidë tjetër, ata nuk ishin në krye. Ishte një sfidë për t’u kthyer, shpresoja të bëja mirë. Ata që u kthyen te Milani për herë të dytë, nuk arritën të bënin aq mirë sa e para. Unë thashë dhe bëj Zlatan Ibrahimoviç dhe ndrysho gjërat ”, vazhdoi ylli kuqezi.

Pas Ibrahimoviçit, e mori fjalën edhe trajneri Stefano Pioli, i cili u vlerësua nga “La Gazzetta”, si “Trajneri më mirë i vitit 2020”. Trajneri 55-vjeçar ka marrë drejtimin e Milanit më 9 tetor të vitit të shkuar, duke e renditur në vendin e gjashtë dhe kualifikuar Europa League. Rekordet më të fundit të tij janë: 23 pa humbje dhe është i vetmi trajner, skuadra e të cilit ka arritur të shënojë nga 2 gola për 13 ndeshje radhazi.

“Zlatan dhe ekipi kanë të drejtë të mendojnë për “Scudetto”-n, – shpjegoi trajneri i Milanit. – Por e vërteta është se Milani nuk ka qenë në Champions League për shumë vite dhe qëllimi ynë këtë vit është t’i rikthejmë atje ku i takojnë. Udhëtimi ynë filloi në janar me ardhjen e Ibras, – shtoi ai.

Ne ndryshuam mënyrën tonë të të sjellurit në fushë. Pas bllokimit, bëmë një hap dhe arritëm të fitonim kundër ekipeve të rëndësishme. Rezultate, që na dhanë më shumë besim dhe siguri. Ne gjithmonë duhet të përpiqemi të luajmë, duke bërë një futboll të këndshëm. Ne kemi lojtarë të rinj, por ekuilibër të shkëlqyeshëm me lojtarë gjithashtu me personalitet të madh,”- përfundoi Stefano Pioli, trajneri i Milanit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kuqezin jyr milani scudetto stefano pioli zlatan ibrahimovic kuqezin jyr milani scudetto stefano pioli zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2020, 20:09

Maradonës vazhdojnë “t’i lindin” fëmijë…

ARGJENTINE – Ndarja nga jeta e Maradonës është kthyer në një kalvar të panumërt të panjohurash apo pak të ditura në kohën kur ai jetonte. Këtë herë mediat nga A...

Sport 14 Dhjetor 2020, 11:38

Bota e futbollit në zi, shuhet Zherard Hulie

FRANCE – Ndërron jetë në moshën 73 vjecare ish-trajneri Zherard Hulie. Francezi ka drejtuar Liverpoolin në periudhën 1998-2004 duke fituar 5 trofe mes te cilave...